LAJMI I FUNDIT:

“Sunny Hill Festival” e sjell pas shtatë vjetëve në Prishtinë, Njomza Vitinë

“Sunny Hill Festival” e sjell pas shtatë vjetëve në Prishtinë, Njomza Vitinë

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës në Kosovë, i njohur më mirë si “Sunny Hill”, edhe këtë vit pritet të mbahet në Prishtinë.

Edhe këtë vit pritet që të performojnë shumë këngëtarë, duke përfshirë këngëtar shqiptar që po bëjnë karrierë ndërkombëtare.


Një prej tyre është Njomza Vitia, e cila tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram.

Ajo ka bërë të ditur se kjo do të jetë hera e parë që pas shtatë vjetëve do të vjen në Kosovë, por tani si një artiste.

“Mbaj mend që kohën më të madhe të pushimeve verore i kam kaluar si fëmijë në Kosovë, pranë miqve dhe familjes. Kanë kaluar shtatë vjet që nuk kam qenë në vendlindje. Është një ëndërr e vërtetë që të kthehem në shtëpi ! Jam shumë e emocionuar që jam pjesë e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival”, ka shkruar ndër të tjerash Njomza.

Ndryshe, festivali që për organizator ka babanë e Dua Lipës, Dukagjinin, do të startojë më 2,3 dhe 4 gusht dhe do të mbahet në Gërmi. /Telegrafi/