LAJMI I FUNDIT:

Suning nuk pagoi detyrimet, Interi kalon në duart e Oaktree

Suning nuk pagoi detyrimet, Interi kalon në duart e Oaktree

Interi është me pronar të ri, dhe Oaktree Capital Management është pronar zyrtar i klubit italian.

Kampioni në fuqi i Italisë nuk ka arritur të paguajë borxhin tre vjeçare të dhënë nga Oaktree për kompanitë që kishin në pronësi Interin dhe data 21 maj ishte e fundit.

Kësisoj Oaktree tani është pronar zyrtar i Interit, pasi ish-presidenti Zhang nuk arriti të paguaj 395 milionë euro borxh.

Ka qenë faqja zyrtare e Interit që ka njoftuar një gjë të tillë.

“Nga  dita e sotme, 22 maj 2024, fondet e menaxhuara nga Oaktree Capital Management, LP (“Oaktree”) janë pronarë të FC Internazionale Milano. Kjo vjen pas dështimit të shlyerjes së kredisë trevjeçare dhënë nga Oaktree për kompanitë në pronësi të Interit, e cila skadoi më 21 maj 2024 me një bilanc total prej rreth 395 milionë eurosh në maj 2021″.

Lautaro thotë se e ndjen vetën në të njëjtin nivel me Mbappen e Haalandin
Lexo po ashtu Lautaro thotë se e ndjen vetën në të njëjtin nivel me Mbappen e Haalandin

“Interi do të regjistronte humbje financiare për vitin financiar 2020/2021, kështu që Oaktree siguroi stabilitetin financiar të klubit për të vazhduar punën, duke garantuar gjithashtu pagesën e lojtarëve dhe punonjësve në tre vitet që nga ndërhyrja urgjente e Oaktree. Falë kësaj ndërhyrjeje, Interi ka fituar Kupën e tetë dhe të nëntë të Italisë, Superkupën e gjashtë, të shtatë dhe të tetë dhe “Scudetton” e 20-të dhe yllin e dytë historik, si dhe arriti në finalen e UEFA Champions League për herë të parë që nga viti 2010”.

“Oaktree është i përkushtuar për arritjen e rezultatit më të mirë dhe për prosperitetin afatgjatë të Interit, me fokus fillestar në stabilitetin operacional dhe financiar të Klubit dhe palëve të tij të interesuara”.

“Oaktree ka respekt të madh për historinë e Interit, pasionin e lojtarëve, besnikërinë e tifozëve të Interit; ai gjithashtu ka një vlerësim të madh për rolin e rëndësishëm të Klubit ndaj qytetit të Milanos dhe komunitetit sportiv botëror”.

Oaktree pritet të marrë sot pronësinë e Interit nga Suning, pas skadimit të afatit të borxhit
Lexo po ashtu Oaktree pritet të marrë sot pronësinë e Interit nga Suning, pas skadimit të afatit të borxhit

“Oaktree synon të punojë ngushtë me ekipin aktual drejtues të Interit, partnerët, ligën dhe organet drejtuese të sportit për të siguruar që Klubi të jetë i pozicionuar për sukses brenda dhe jashtë fushës, duke u fokusuar në menaxhimin dhe qeverisjen e fortë me një vizion të rritjes së qëndrueshme dhe të suksesshme”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Alejandro Cano, Drejtor Menaxhues dhe Bashkëdrejtues për Strategjinë e Mundësive Globale të Oaktree, komentoi:

“Si pronarë të rinj, ne e dimë përgjegjësinë tonë të madhe ndaj komunitetit dhe trashëgimisë historike të Interit. Ne jemi të përkushtuar ndaj suksesit afatgjatë të zikaltërve dhe besojmë se ambiciet tona për Klubin bashkohen me ato të tifozëve të tij pasionantë në Itali dhe në mbarë botën. Fokusi ynë fillestar është stabiliteti operacional dhe financiar i klubit Objektivi ynë është të vazhdojmë suksesin e arritur në fushë me një rrugë rritjeje dhe suksesi afatgjatë”.

Oaktree dhe ekipi drejtues i Interit do të jenë në kontakt me palët kryesore të interesit të klubit gjatë javëve të ardhshme për të siguruar një tranzicion të rregullt dhe të qetë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka merr çmimin si 'Lojtar i ndeshjes' nga UEFA - statistikat e tij në përballje me Hungarinë

Granit Xhaka merr çmimin si 'Lojtar i ndeshjes' nga UEFA - statistikat e tij në përballje me Hungarinë

Përfaqësueset
Himni i Kombëtares kënga “Mora Fjalë” performohet sot ekskluzivisht nga artistja Shkurte Fejza në Prishtina Football Fest, në Sheshin

Himni i Kombëtares kënga “Mora Fjalë” performohet sot ekskluzivisht nga artistja Shkurte Fejza në Prishtina Football Fest, në Sheshin "Xhorxh Bush"!

Sport
LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Itali - Shqipëri, historiku i përballjeve mes dy kombëtareve

Itali - Shqipëri, historiku i përballjeve mes dy kombëtareve

Përfaqësueset
Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Kalo në kategori