LAJMI I FUNDIT:

Suning Group duan ta shesin Interin

Suning Group duan ta shesin Interin
Internazionale (Getty Images)

Suning Group do të shiste me kënaqësi klubin italian, Interin, raporton gazeta Corriere della Sera, por askush nuk është gati të paguajë 600 milionë euro për Nerazzurrët.

Raporti midis gjigantëve kinezë Suning dhe Interit ka rënë gradualisht, pasi çështjet Financiare të Fair Play dhe dështimi për t’u kualifikuar për në Evropë i panë ata të shtrëngonin kuletën e tyre.


Gjatë të mërkurës, koordinatori teknik, Walter Sabatini, ndërpreu kontratën e tij me pëlqimin e ndërsjellë vetëm disa orë pasi Fabio Capello u largua si trajner i klubit të tyre tjetër në pronësi, Jiangsu Suning.

Zyrtare: Sabatini largohet nga Interi
Lexo po ashtu Zyrtare: Sabatini largohet nga Interi

Sipas Corriere della Sera, shefat e Suning Group do të shesin Interin dhe do të kalojnë në projekte të tjera.

Zhang Jindong dhe Erick Thohir kanë klubin në pronësi (Getty Images)

Por, gazeta italiane raporton gjithashtu se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të gjesh dikë që është gati të paguajë 600 milionë euro për blerjen e klubit.

Konglomerati kinez bleu klubin në qershor të vitit 2016, duke zotëruar 68.55 për qind të aksioneve, ndërsa Erick Thohir mbetet president me 31.05 për qind.

Tifozët kinez protestojnë para selisë së Suning
Lexo po ashtu Tifozët kinez protestojnë para selisë së Suning

Megjithatë, që nga shitja e klubit nga Massimo Moratti, si Thohir ashtu edhe familja Zhang kanë pasur vështirësi në menaxhimin e klubit, kjo edhe shkaku i borxheve të mëparshme.

Një shitje ose jo e klubit nga pronarët kinezë do të jetë definitive në muajt e verës pasi atëherë do të dihet sigurt nëse Interi do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, pasi një kualifikim do t’i rriste të ardhurat në klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori