eksperti ad

Sunderland është duke kërkuar mbi 30 milionë euro për shërbimet e mesfushorit Granit Xhaka shkaku që janë të zemëruar se Chelsea bëri ofertë zyrtare për shqiptarin.

Xhaka është dëshira e madhe e Xabi Alonsos, ndërsa lojtari ka arritur marrëveshje personale me skuadrën londineze.


Megjithatë, Sunderland ka refuzuar ofertën e parë prej 8 milionë eurove ndërsa “talkSport” ka shpjeguar se raportet mes dy klubeve nuk janë shumë të mira, andaj marrëveshja edhe mund të mos-realizohet.

“Sunderlandi po kërkon një çmim që e tejkalon vlerën e 30 milionë eurove për të konsideruar shitjen e Xhakës”.

“Sunderland është i zemëruar sepse i kanë thënë Chelseas që nuk është në shitje, por sërish Chelsea u rikthye me një ofertë prej 8 milionë eurove”.

Kësisoj, Sunderland aktualisht po e mban peng një largim të Xhakës, të cilin e shohin si të padiskutueshëm në formacionin bazë edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Xhaka thuhet se i ka kërkuar Sunderlandit ta shesin sa më parë, ngase dëshiron një projekt më serioz si dhe të luftojë për tituj në këto vitet e mbetura./Telegrafi/

telegrafi sport app