LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi shqiptar shënon gjashtë gola

Sulmuesi shqiptar shënon gjashtë gola

Sulmuesi shqiptar Albion Avdijaj ka lënë pas dëmtimet e njëpasnjëshme që penguan aktivizimin e tij të rregullt me skuadrën e Vaduz në këtë edicion dhe në mundësinë e parë që iu shfaq për të luajtur si titullar, tregoi të gjithë talentin.

Sulmuesi, i cili në të kaluarën ka luajtur me kombëtaren U-21 të Shqipërisë, shënoi 6 gola në ndeshjen që Vaduz luajti kundër Rugell në Kupën e Lihtenshtejnit, duke u bërë protagonisti absolut i suksesit 11-0 të skuadrës së tij e cila siguroi një vend në gjysmëfinale, transmeton panorama.


“Më duket se e kam realizuar edhe një herë diçka të tillë kur isha me të rinjtë. Por sinqerisht nuk më kujtohet të kem shënuar ndonjëherë tjetër 6 gola. Më kujtohen 5 me ekipin e dytë të Volfsburgut një vit e gjysmë më parë”, tha sulmuesi shqiptar pas kësaj ndeshjeje.

Tashmë pritet që Avdijaj të fillojë të luajë më rregullisht me Vaduz edhe në kampionatin zviceran, ku në këtë sezon ka koleksionuar vetëm 63 minuta në total në tre ndeshje të nisura nga stoli.

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori