LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi i Kosovës, Veton Tusha i shënon gol Galatasarayt në debutimin e tij me Denizlisporin

Sulmuesi i Kosovës, Veton Tusha i shënon gol Galatasarayt në debutimin e tij me Denizlisporin

Sulmuesi i ekipeve të moshave të Kosovës, Veton Tusha ka gjetur golin e parë me skuadrën e re, Denizlispor në Superligën e Turqisë.

Denizlispor ishte mysafir i Galatasarayt në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në kampionatin elitar turk.


Në këtë ndeshje erdhi edhe debutimi i futbollistit kosovar, Veton Tusha, i cili u transferua para disa ditësh nga Vardari te Denizlispori.

Zyrtare: Edhe një shqiptar i shtohet Superligës së Turqisë, Veton Tusha i bashkohet Denizlisporit
Lexo po ashtu Zyrtare: Edhe një shqiptar i shtohet Superligës së Turqisë, Veton Tusha i bashkohet Denizlisporit

Debutimi ka ardhur në mënyrën më të mirë për 18-vjeçarin e Kosovës që ka gjetur golin vetëm disa minuta pas inkuadrimit.

Tusha ishte në bankën rezervë te ekipi i tij, ndërsa u inkuadrua në minutën e 46-të në vend të Hadi Sacko kur rezultati ishte në 3-0 në të mirë të vendasve.

Djaloshi nga Kaçaniku shënoi në minutën e 48-të për 3-1 pas asistimit të Hugo Rodallegas, duke jep sinjale për një të ardhme të madhe.

Ndryshe, Tusha ishte përfaqësues i rregullt i ekipit të Kosovës U-17, ndërsa momentalisht luan me ekipin U-19. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori