LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi 49 vjeçar nënshkruan kontratën e radhës, do të luajë deri në moshën 50 vjeçare si profesionist (Video/Foto)

Sulmuesi 49 vjeçar nënshkruan kontratën e radhës, do të luajë deri në moshën 50 vjeçare si profesionist (Video/Foto)

Sulmuesi japonez Kazuyoshi Miura ka nënshkruar kontratë profesionale që do të mbajë në fushat e gjelbra deri në moshën 50 vjeçare. 

Miura që e kishte lënë futbollin me Kombëtaren e tij para 17 vitesh ka vazhduar të luajë futboll profesionist, ndërsa ka shënuar gol në moshën 49 vjeçare.


Ai me 26 janar i mbush 50 vjet dhe me kontratën e re do të luaj në kampionatin e 2017.  Ai ka nënshkruar për skuadrën e kategorisë së dytë japoneze Jokohama FC.

Sulmuesi i njohur i Kombëtares japoneze dikur

Miura, që po ashtu ka luajtur në Evropë ka shënuar 55 gola në 89 ndeshje për Kombëtaren japoneze.

Ai e nisi karrierën në Brazil me Santosin, pasi kishte udhëtuar për tu bërë futbollist pikërisht në vendin ku ky sport ka arritur magjinë e tij.

Ai në vitin 1986 ka bërë debutimin si profesionist, ndërsa në Evropë ka luajtur për skuadra si Genoa dhe Dinamo Zagreb.

Ai u bashkua me Yokohama në vitin 2005, në moshën 38 vjeçare dhe vazon të luajë ende për këtë klub.

“Shpresoj të vazhdoj të luftoj me gjithë forcën time bashkë me shokët e ekipit dhe tifozët të cilët gjithmonë më kanë mbështetur,” u shpreh Miura, teksa po hyn në sezonin e 32-të të karrierës së tij si futbollist profesionist me një tjetër kontratë njëvjeçare. /Telegrafi/

Goli i fundit 

Gjatë karrierës

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori