Sulmoi policët, arrestohet i dyshuari në Pejë


Një person është arrestuar pasi ka sulmuar dy zyrtarë të Policisë së Kosovës në rrugën “Tahir Zemaj”, në Pejë.
Sipas raportit të PK-së, gjatë kontrollit të automjetit, të dyshuarit i është gjetur një shkop bejsbolli dhe në shenjë revoltë ai i ka sulmuar fizikisht policët.
“Rr. Tahir Zemaj, Pejë 22.08.2021 –22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë në shqiptimi të një tikete dhe gjatë kontrollit i është gjetur në automjet një shkop bejsboll, në shenjë revolte i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































