LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi fizikisht djalin dhe vëllain e tij, aktakuzë ndaj të dyshuarit nga Malisheva

Sulmoi fizikisht djalin dhe vëllain e tij, aktakuzë ndaj të dyshuarit nga Malisheva
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit V.B., për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe “Sulmi”.

“Prokuroria njofton se, më 18 korrik 2022 , në Komunën e Malishevës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri V.B., me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit, djalit të tij, E.B., ku pas një mos marrëveshje paraprake që kishin në mes tyre, i pandehuri fillon qe ti bërtasë djalit të tij, më pastaj revoltohet dhe e sulmon fizikisht te dëmtuarin duke e goditur me shuplaka ne kokë. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.


Gjithashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, vëllait të tij, I. B.

“I dëmtuari I.B., pasi vëren te pandehurin duke e goditur djalin e tij, ndërhyn për ti ndarë, por i pandehuri revoltohet dhe e merr një mjet të fortë dhe me të e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë, shpinë, duar dhe në pjesë të tjera te trupit, me ç ‘rast te dëmtuarit i shkakton lëndime trupore. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, nënparagrafin.1.4 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri V.B., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori