LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, policia arreston dhe i konfiskon armë të dyshuarit në Lipjan

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, policia arreston dhe i konfiskon armë të dyshuarit në Lipjan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Vershevc të Lipjanit.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, i dyshuari mashkull K-shqiptar, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij.


“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollimit të shtëpisë janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë të kalibrit 12 mm, një pushkë gjuetie me 41 fishekë, një armë automatike AK-47 me dy fishekë, një pistoletë me 15 fishekë të kalibrit 7.62mm, një pistoletë me 14 fishekë të kalibrit 7.65mm, një pistoletë me 17 fishekë të kalibrit 9 mm, dy pistoleta jofunksionale dhe 8 fishekë të kalibrit të madh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/