LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fizikisht punëtori i sigurimit në Spitalin e Gjakovës

Sulmohet fizikisht punëtori i sigurimit në Spitalin e Gjakovës
Foto: Ilustrim

Spitali i Gjakovës ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar punëtori i sigurimit fizik të Spitalit.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, punëtori është sulmuar nga persona të pandërgjegjshëm, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore atij, transmeton Telegrafi.


“Sot rreth orës 2.20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të spitalit, nga ana e disa personave të pandërgjegjshëm. Personi i sulmuar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke e marr trajtimin e duhur mjekësorë. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftim.

Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke shpresuar që rastet si ky mos të përsëriten, dhe personeli të ndjehen të sigurt ne vendet e tyre të punës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori