LAJMI I FUNDIT:

Sulmi si mbrojte e Serbisë

Në popull flitet për njollosje të ndryshme, e një prej tyre është ajo e dy femrave, njëra prej të cilave ka lind edhe fëmijë kopil. Përderisa kjo më fëmijë, e me nënën e vet shëtisnin nëpër rrugë, para tyre paraqitet femra tjetër. Femra më fëmijë i thotë nënës së vet: “Nënë, mbaje fëmijën tim, që ta njollosi atë femër si të përdalë”!

Një njollosje e tillë i ndodhi Kosovës nga Serbia, e cila e bindi (ideologjikisht apo materialisht) ish prokuroren e Tribunalit të Hagës, e cila këtë çështje e evidentoi në dosjet e saja dhe e publikoi në librin e vet. Nga aty, deputeti i Bashkësisë Evropiane, zvicerani Dick Marty – nga shteti i të cilit është edhe ish-prokurorja Carla del Ponte – e ngriti çështjen dhe paraqiti raport në këtë asociacion, i cili pastaj edhe miratoi rezolutë për trafikim e organeve të njerëzve nga disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë njollosje, përmes territorit u përfshi edhe Shqipëria si shtet i pranuar në të gjitha instancat ndërkombëtare.


Me daljen në shesh të kësaj akuze-njollosjeje, u ndezën gjakrat në të gjitha nivelet; u formuan komisione e prokurori, por që ende rezultate nuk ka. E kohë kaloi mjaft. Andaj, tash për tash për këtë gjë dëgjohet e trumbetohet vetëm nga Serbia. Pikërisht për këtë ajo u bë zëmadhe për mbledhjen e Komitetit për Çështje Sociale e Shëndetësi të Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës që u mbajt në Moskë, me 19 dhe 20 nëntor të këtij viti, në të cilën u fol edhe për mënyrën e sofistikuar të tregtisë me organet të njerëzve.

Këto sulme nga përfaqësuesit e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të Serbisë – ndaj Kosovës, për këtë çështje – institucionet tona sikur i kanë harruar. Në bisedimet e të gjitha niveleve me Serbinë nuk i përmendin. Duket sikur janë të turpëruar dhe heshtja u është bërë shprehi. Mirëpo, një gjë nuk duhet harruar se në popull thuhet se “ai që heshtë e pranon fajin”. Njësoi është edhe nëpër gjykata, në rast se nuk ka mbrojtës.

Institucionet e Kosovës, delegacionet për bashkëbisedim, ministrat që po shëtitin nëpër botë për të realizuar projekte për Kosovën apo për vete; deputetët parlamentarë e të gjithë të tjerëve që ju jepet rasti për të folur me ndërkombëtarë, duhet ta shtrojnë një pyetje dhe të këmbëngulin në përgjigje. Pyetja është: Pse Serbia gjatë luftës në Kosovës barti viktimat shqiptare në rajonin e Beogradit e të Nishit? Përgjigjja ime në këtë pyetje është: Serbia këto viktima i viktimizoi për së dyti. Atje, atyre që ishin ende gjallë, ua mori organet, të cilat i konservoi për nevoja të veta ose i shiti. Personat që kishin vdekur gjatë bartjes i përdori për eksperimente të studentëve e për hulumtime të tjera shkencore. Pikërisht për këtë shkak, ajo i barti deri në Batajnicë – Beograd, dhe Vllasinë – Nish.

Në këto dy vende ekzistojnë spitale serbe të specializuara edhe për transplantim të organeve njerëzore. Në të kundërtën, si është e munduar që të bëjnë gjithë ato shpenzime për të bartur viktima shqiptare me furgonë e kamionë deri në ato vende!? Shumë viktima u hodhën në Danub e në turbinat e hidrocentralit të Vllasinës, sigurisht për t’u dekompozuar e për të mos pasur mundësi që ndonjë komision të vërtetojë marrjen e organeve.

Dhe së fundi, Serbia për të vepruar sipas parimit “sulmo ti, që ai që të të mos sulmojë!”, mori nismën përmes Carla del Pontss dhe Dick Martyt, që të sulmojë pjesëtarët e UÇK-së për trafikim me organe njerëzore. Nuk kanë faj: afera për kliniken “Medicus” në Kosovë u bë objekt argumentimi në këtë drejtim.

Sido që të jetë, përfaqësuesit e Kosovës, pos kërkesës për kthimin e eshtrave të shqiptarëve të zhdukur e të varrosur nëpër Serbi, ata duhet të këmbëngulin në përgjigjen e organeve shtetërore të Serbisë, pse u barten viktimat shqiptare të luftës nga Kosova në Serbi? Në të kundërtën, duhet të bëhet trusni, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria, në instancat ndërkombëtare, për marrjen e përgjigjes në këtë pyetje. Kuptohet, nga shteti serb.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Kalo në kategori