LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me kamion në Berlin, flet shqiptari që ka jetuar në të njëjtën ndërtesë me terroristin (Foto)

Sulmi me kamion në Berlin, flet shqiptari që ka jetuar në të njëjtën ndërtesë me terroristin (Foto)

Një operacion ndërkombëtar kërkimi i shtrirë në të gjithë Evropën po zhvillohet prej dy ditësh për të gjetur autorin e vetëm të dyshuar deri më tani nga Policia dhe Inteligjenca gjermane, lidhur me sulmin e ndodhur të hënën mbrëma në një treg Krishtlindjesh në Berlin.

Por gazetarët e BBC kanë gjetur ndërtesën në të cilën 24-vjeçari tunizian, Anis Amri ka jetuar në Gjermani dhe aty mësohet se ka qëndruar për disa kohë edhe me shqiptarë.


Sipas BBC, në një ndërtesë të vogël, pak të veçuar dhe rrethuar me fusha, 16 emigrantë meshkuj jetojnë aty, refugjatë të rinj irakenë dhe shqiptarë, që thanë se dinin shumë pak për Anis Amrin.

Ai mesa duket ka qëndruar në këtë banesë për një kohë të shkurtër, përcjell Panorama.

“Nuk e njoh fytyrën e tij”, shprehet Andi, i riu nga Shqipëria, kur gazetari i BBC i tregoi një foto të autorit të dyshuar të Berlinit.

“Por kemi biseduar për sulmin me refugjatët e tjerë dhe sesi ky person kishte lidhje me xhihadistët këtej. Ndoshta ka patur vërtetë. Është e tmerrshme. Askush këtu nuk di shumë rreth tij”.

Anis Amri, ishin nën monitorim në fillim të këtij viti i dyshuar për planifikimin e një grabitje me armë, por pastaj u hoq nga vëzhgimi për shkak të mungesës së provave.

Para se të hynte në Gjermani, ai ishte dënuar katër vjet për zjarrvënie në Itali.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori