LAJMI I FUNDIT:

Sulmet terroriste të 11 shtatorit që shokuan botën (Foto/Video)

Sulmet terroriste të 11 shtatorit që shokuan botën (Foto/Video)

Sot 17 vite më parë, SHBA-të ishin tronditur nga sulmet terroriste që kishin ndodhur dhe ku humbën jetën 2,996 persona dhe mbi 6,000 tjerë u plagosën.

E gjithë ngjarja e tmerrshme filloi kur terroristët rrëmbyen aeroplanin e aviokompanisë “American Airline”, me të cilin u përplasën në katin e 93-të të Qendrës botërore Tregtare rreth orës 8:46 të mëngjesit. Ndërsa disa minuta më vonë (9:03) një aeroplan tjetër i “United Airline” u rrëmbye dhe u përplas në katin e 75-të të kullës tjetër të Qendrës botërore Tregtare, transmeton Telegrafi.


Të gjithë pasagjerët që ishin brenda aeroplanëve humbën jetën së bashku me personat tjerë që ishin në katet ku u përplasën aeroplanët. Por pa kaluar 30 minuta nga dy sulmet në Kullat Binjake, sulmi i tretë ndodhi me rrëmbimin e një aeroplani tjetër që u përplas në ndërtesën e Pentagonit në Washington D.C. Ndërsa sulmi i katërt nuk kishte goditur cakun e paraparë, dhe kështu përfundoi duke u përplasur në tokë në Shansville të Pensilvanisë.

Që prej asaj dite, ky sulm terrorist konsiderohet si më vdekjeprurësi që kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara. Në kohën kur ishte goditur kulla e parë, presidenti i atëhershëm amerikan George W.Bush kishte shkuar për të vizituar nxënësit e shkollës “Emma E. Booker” në Sarasota të Floridës. Por biseda e tij me nxënësit nuk zgjati shumë, pasi sigurimi e dërguan në një klasë tjetër të zbrazët për t’i kumtuar lajmin e kobshëm.

Ndërsa tani janë publikuar imazhet që tregojnë reagimin e presidentit Bush në momentin kur e kupton se Shtetet e Bashkuara janë sulmuar nga terroristët e organizatës Al-Qaeda, në krye me Osama Bin Ladenin.

Fotogaleria fillon me presidentin Bush i cili po qëndronte në klasë me nxënësit. Aty shiheshin fëmijët e entuziazmuar që ishin vizituar nga presidenti, derisa afër tij qëndronin pjesëtarët e Shërbimit Sekret.

Dhe pasi që ia kishin bërë me dije se kanë një lajm për t’ia kumtuar, ai ishte futur në një klasë të zbrazët. Ai shihet menjëherë me telefon në dorë, me qëllim që të informohet më në detaje për sulmet, derisa Drejtori i Komunikimit, Dan Barlett i tregon pamjet që po i shfaqte televizioni dhe Kullat Binjake që po shembeshin.

Disa momente më pas shihet i gjithë stafi duke i drejtuar sytë kah televizori, që po shfaqte sulmin në kullën tjetër që ishte mbuluar nga zjarri. Pasi u informua për sulmin, ai ishte nisur me aeroplanin presidencial Air Force One për në bazën ajrore Barksdale në Louisiana, nga ku u informua për zhvillimet nga zëvendëspresidenti i atëhershëm Dick Cheney dhe zyrtarët e tjerë të Shtëpisë së Bardhë.

Për të qenë sa më afër qytetarëve të tij, Bush mbajti një konferencë për gazetarë ku iu drejtua kombit: “Të jeni të sigurtë që Shtetet e Bashkuara do t’i kapin dhe dënojnë ata që janë përgjegjës për këto sulme”.

Më 14 shtator të vitit 2001, Bush shpalli ditën Kombëtare të Lutjeve për të përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste, ndërsa disa imazhe tjerë presidentin amerikan e shfaqin karshi babait të tij ish-presidentit George H. W. Bush dhe gruan Barbara Bush.

Po të njëjtën ditë, Bush shkoi në Pentagon për të parë nga afër tmerrin që kishte ndodhur, duke aterruar me helikopterin presidencial Marine One në zonën e gjelbëruar. Më pas udhëtoi për në qytetin e New Yorkut, ku u takua me dhjetëra zjarrfikës që bënë të pamundurën që t’i shpëtojnë qytetarët e ngujuar në Kullat Binjake.

Ndërkaq imazhet që i kanë përlotur botën janë ato kur bush përqafon familjarët e viktimave që humbën më të dashurit e tyre në sulmet që Shtetet e Bashkuara nuk do t’i harrojnë kurrë. Bush gjithashtu takoi komunitetin mysliman në Washington, ndërsa sot presidenti Donald Trump, pritet të mbajë një fjalim me rastin e shënimit të 17-vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori