LAJMI I FUNDIT:

Sulme me thikë dhe prerje koke, policia franceze vret sulmuesin në afërsi të Parisit

Sulme me thikë dhe prerje koke, policia franceze vret sulmuesin në afërsi të Parisit

Policia franceze ka qëlluar për vdekje një burrë i cili me thikë kishte sulmuar një person tjetër në afërsi të Parisit, të cilit ia kishte prerë kokën.

Gjykatësi francez për anti-terror, ka njoftuar se po hetohet sulmi që ka ndodhur në Conflans-Saint-Honorine në veriperëndim të Parisit, transmeton Telegrafi.


E një burim brenda policisë ka njoftuar se dëshmitarët okularë kanë dëgjuar sulmuesin duke bërtitur “Allahu Akbar”, derisa kreu sulmin.

Madje thonë se ai para se të vritej nga policia kishte pasur një jelek me lëndë shpërthyese që e kishte veshur.

Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për një profesor që kishte nervozuar prindërit e një nxënësi, që pretendohet se ia kishte treguar disa karikatura me profetin Muhamed.

Raportohet se personi që ishte therur me thikë në fyt në periferi të Parisit ka ndërruar jetë, dhe se sulmuesi pas ndërhyrjes së policisë është “neutralizuar”. /Telegrafi/