LAJMI I FUNDIT:

Sulme gjatë një funerali, 17 të vdekur në Siri

Sulme gjatë një funerali, 17 të vdekur në Siri

Së paku 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa 54 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi artilerik të cilin forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad e kryen mbrëmë në lindje të Damaskut, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat artilerike të regjimit kryen sulm në varrezat në vendin Qaboun në të cilat banorët varrosnin katër persona të vrarë gjatë një sulmi që ndodhi disa orë më herët. Gjatë sulmit humbën jetën disa persona, ndërsa 54 të tjerë u lënduan.


Përfaqësuesi i Mbrojtjes lokale civile Mustafa Taval për AA tha se forcat e Asadit vazhdojnë sulmet në rajonet në lindje të Damaskut, konkretisht në rajonin e Gutës lindore, që e kontrollon opozita siriane.

“Regjimi sirian gjatë sulmeve përdor bomba shkatërruese. Civilët janë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre”, tha Taval. Sulmet janë shkelje e rëndë e marrëveshjes për paqe e cila me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë u dakordua më 30 dhjetor të vitit të kaluar.