Forcat pushtuese ruse kanë vazhduar me granatimet agresive edhe gjatë mbrëmjes së kaluar në Kherson.

Raportohet se të paktën shtatë persona janë vrarë ndërsa 21 të tjerë janë plagosur. Kështu deklaroi përmes rrjeteve sociale, Yaroslav Janusevic, një zyrtar i administratës ushtarake të rajonit Kherson.

Në videot e publikuara në Twitter shihen objekte banesore, kënde të lojërave për fëmijë, qytetarë në lot dhe gjak në rrugë.

“Kjo është një tjetër faqe e tmerrshme në historinë e qytetit tonë”, ka shkruar ai në Telegram.

Paraprakisht këshilltari këshilltari i ministrisë së Brendshme, Anton Garachenko deklaroi se qyteti ishte bombarduar 17 herë brenda ditës së djeshme.

Reklama

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë më 24 shkurt duke shkaktuar viktima ndër civilët dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Reklama