LAJMI I FUNDIT:

Sulm kibernetik ndaj Komisionit Evropian, çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet

Sulm kibernetik ndaj Komisionit Evropian, çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet

Komisioni Evropian ka qenë “viktima” e radhës e një sulmi kibernetik të një shkalle të gjerë, duke bllokuar aksesin në internet për disa orë gjatë së enjtes. Institucionet kryesore pritet të përballen gjithashtu me valë të tjera sulmesh të ngjashme.

Shërbimet “IT” të KE-së dërguan një “e-mail” për të gjithë stafin rreth orës 6 të pasdites së djeshme, në të cilin sulmi kibernetik përshkruhej si “pengim të shërbimit që rezultoi me tejngopje të lidhjes së internetit”.

Megjithatë, një zëdhënës i Komisionit tha për “Politico” se “asnjë e dhënë nuk është siguruar nga piratët kompjuterikë”.

“Sulmi është ndalur me sukses deri më tani, duke mos ndërprerë shërbimet tona, edhe pse shpejtësia e lidhjes së internetit është ndikuar ndjeshëm në njëfarë kohe”.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur jo i gjithë stafi ka qenë në detyrë, por vetëm një punonjës. “Askush nuk mund të punonte gjatë pasdites, pasi interneti u ndërpre në dy raste dhe zgjati për disa orë”, tha një prej anëtarëve të stafit.

Por çfarë dihet mbi këtë sulm kibernetik? Sulmi nisi rreth orës 15 apo disa minuta më vonë. Gjatë kësaj kohe, miliona kërkesa për të aksesuar faqen e internetit të Komisionit u dërguan njëherazi, duke shkaktuar një mbingopje të serverave të institucioneve, në atë që konsiderohet si shpërndarje e bllokimit të shërbimeve.

Sulme të tilla synojnë të rrëzojnë faqet e internetit, por mund të shoqërohen edhe me përpjekje për të hyrë në sistemin “IT”. Një ekip i Komisionit u përball me këtë sulm gjatë pasdites së vonë, por një burim i Komisionit thotë se situata ishte sërish nën kontroll.

Ekipi “DIGIT” i Komisionit e zmbrapsi një sulm të tillë, por është ende në pritje të një vale të re sulmesh, pasi kështu ndodh në të tilla raste. Përveçse shkaktuan trafik të rënduar në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, piratët shënjestruan gjithashtu edhe portat e rrjetit duke ndërprerë shërbimin e internetit për stafin e institucionit.

Dhe ajo që nuk dihet ende? Identiteti apo origjina e “hacker”-ave është ende mister, ose të paktën nuk është zbuluar. Komisioni nuk ka dhënë gjithashtu detaje mbi veprimet e tyre për kundërvënien ndaj këtij sulmi, kjo si masë paraprake. Zakonisht, sulmet për ndërprerje të shërbimeve kryhen disa herë, ndaj dhe ekipet e “IT”-së nuk e dinë me saktësi se kur mund ta presin valën e radhës apo sa mund të zgjasë ajo.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori