LAJMI I FUNDIT:

Suker insiston se Reali mund ta mposht Cityn në ndeshjen kthyese

Suker insiston se Reali mund ta mposht Cityn në ndeshjen kthyese

Legjenda kroate e Real Madridit, Davor Suker këmbëngul se Mbretërit mund të shpëtojnë sezonin në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Manchester Cityn.

Reali udhëton në Angli për ndeshjen e dytë të 1/8-tës me disavantazh 2-1, por kjo nuk e ndalon Sukerin të besojë në një rikthim te Los Blancos.


“Në Ligën e Kampionëve, fati shpesh është vendimtar”, ka thënë fillimisht Suker.

Casemiro pas humbjes ndaj Cityt: Nëse ekziston një skuadër që mund të përmbysë rezultatin – atëherë është vetëm Real Madridi
Lexo po ashtu Casemiro pas humbjes ndaj Cityt: Nëse ekziston një skuadër që mund të përmbysë rezultatin – atëherë është vetëm Real Madridi

“Real Madridi e ka pasur atë në disa raste, por në ndeshjen e parë nuk ishte me ta”.

“Nuk do të jetë e lehtë, por me siguri do të ketë shanse ta vendosim Cityn në telashe”.

“City ka qenë duke u përqendruar vetëm në Ligën e Kampionëve për një kohë të gjatë”, përfundoi legjenda kroate. /Telegrafi/