Suedia e nis fuqishëm Botërorin, fiton me rezultat të thellë ndaj Tunizisë


Suedia ka arritur një fitore bindëse 5-1 ndaj Tunizisë në Monterrey të Meksikës, në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kupën e Botës FIFA 2026, duke u ngjitur në krye të tabelës së grupit.
Ndeshja u dominua nga skandinavët, të cilët treguan efikasitet të lartë në sulm dhe kontroll të plotë të lojës gjatë gjithë 90 minutave.
Yasin Ayari ishte një nga protagonistët kryesorë të takimit, duke shënuar dy herë, në minutat e 7-të dhe 96-të, ndërsa Alexander Isak shtoi golin e dytë në minutën e 30-të.

Viktor Gyokeres kontribuoi me gol në minutën e 60-të, ndërsa Mattias Svanberg vulosi rezultatin në minutën e 86-të.
Tunizia arriti të shënojë një gol nderi në minutën e 43-të me Omar Rekik, por pa arritur të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes.
Me këtë fitore, Suedia është liderë e Grupit F me 3 pikë, ndërsa Holanda dhe Japonia kanë nga një pikë, pas barazimit në ndeshjen e tyre direkte, kurse Tunizia renditet e fundit pa pikë pas dy ndeshjeve të para. /Telegrafi/






































