Kombëtarja e Suedisë e ka mposhtur Kosovën me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët janë mposhtur me lehtësi nga skandinavët në një ndeshje të dominuar plotësisht nga vendasit.

Golat në këtë fitore të Suedisë u shënuan nga Emil Forsberg (29’), Aleksander Isak (62’) dhe Robin Quaison (79’).

Suedia shumë e fortë për Kosovën, mposhtemi me tre gola në “Frends Arena” Suedia shumë e fortë për Kosovën, mposhtemi me tre gola në “Frends Arena”

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi Isak, i cili pas golit të shënuar dhe paraqitjet pozitive u notua me 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvoda që u vlerësua me notë 5.9.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/