LAJMI I FUNDIT:

Suedezja 103-vjeçe thyen rekordin e librit Guiness, si personi më i moshuar që hidhet me parashutë nga aeroplani

Suedezja 103-vjeçe thyen rekordin e librit Guiness, si personi më i moshuar që hidhet me parashutë nga aeroplani

Një suedeze 103-vjeçe të dielën ka vënë një rekord të ri botëror – atë të personit më të moshuar që është hedhur me parashutë, duke e përshkruar këtë si një përvojë pozitive pavarësisht se shikimi i saj është dobësuar.

“Ka qenë mirë ta bëjë këtë, prej kohësh kam menduar për këtë”, tha Rut Larsson për agjencinë suedeze të lajmeve TT – duke shtuar se “gjithçka kishte shkuar sipas planit”, transmeton Telegrafi.


Me familjen dhe miqtë që e prisnin në vendin ku ishte planifikuar të zbriste, Larsson përfundoi hedhjen e saj me parashutë – kuptohet me ndihmën e Joackim Johansson në Motala – rreth 240 kilometra në jugperëndim të Stokholmit.

E pyetur se çfarë ka parë dhe ndjerë gjatë fluturimit, Larsson tha: “Sot nuk shoh edhe aq mirë, por jam ndjerë mirë”.

Zyrtari i librit të rekordeve Guiness ishte prezent për ta regjistruar hedhjen me parashutë. Kështu Larsson që është 103-vjeç e 259 ditë, ka thyer rekordin e mëparshëm të një 103-vjeçarti e 181 ditë. /Telegrafi/