LAJMI I FUNDIT:

Suarez: Messi është një bishë

Suarez: Messi është një bishë

Luis Suarez e ka quajtur shokun e tij të skuadrës, Lionel Messin, si ‘bishë’, pas performancës me ndikim të madh në fitoren e Barcelonës 6-2 ndaj Real Betis.

Messi shënoi dy herë dhe asistoi golin e dytë të Suarezin kundër Betis, ku Barca hapi sezonin e ri me stil, duke bërë që uruguaiani të rezervoj fjalët më të mëdha për nivelin e lartë të partnerit të tij.


“Individualisht, unë preferoj kënaqësinë e të ndihmuarit ekipin. Kjo është e dorës së parë”, tha Suarez pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Barcelona nis La Ligan me goleadë, het-trik i Suarezit (Video)
Lexo po ashtu Barcelona nis La Ligan me goleadë, het-trik i Suarezit (Video)

“Barca janë gjithmonë favoritë, ne jemi një nga kandidatët për trofetë e mëdha, me tre ose katër ekipe të tjera. Kjo ndeshje e vërteton këtë”.

“Leo Messi ka filluar sezonin në mënyrën se si ai është, një bishë. Ai është lojtari më i mirë në botë”, përfundoi sulmuesi uruguaian. /Telegrafi/