Luis Suarez mendon se Neymarit duhet t'i jepet hapësirë që ta marr vendimin ​​për të ardhmen e tij, ku spekulohet një rikthim i mundshëm në Barcelona.

Suarez dhe Neymar, së bashku me Leo Messin, luajtën së bashku mes viteve 2014 dhe 2017.


"E di se është një kohë e vështirë për Neymarin".

GettyImages 679743906 Messi, Neymar dhe Suarez . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

"Ai duhet të lihet vetëm me njerëzit e tij për të vendosur atë që dëshiron", ka thënë Suarez për Sport 890.

Duke folur edhe për të ardhmen e tij, Suarez mohoi se e ka menduar largimin nga Barcelona.

GettyImages 631034326 Neymar e Luis Suarez . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

"Në asnjë moment, kurrë nuk e konsideroja largimin nga Barcelona”.

"Unë jam aty për të ndihmuar klubin, jam në skuadrën më të mirë në botë", ka thënë ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app