LAJMI I FUNDIT:

Stuhia trondit San Antonion, Oklahoma me një hap në finale (Video)

Stuhia trondit San Antonion, Oklahoma me një hap në finale (Video)

Oklahoma City Thunder e ka befasuar pesë herë kampionin San Antonio Spurs në ndeshjen e pestë gjysmëfinale të playoffit në konferencën perëndimore të NBA, duke arritur një epërsi prej 3-2 me fitore, para duelit të gjashtë në Oklahoma.

Sfida përfundoi me rezultat 95-91 në dobi të Oklahomas, në një sfidë me shumë episode, performanca spektakolare nga yjet në parket dhe gabime të gjyqtarëve.

Çereku i parë i takoi plotësisht Oklahomas, ku San Antonio nuk startoi mirë sidomos në gjuajtjet e lojtarëve eminent, Parker dhe Aldridge, teksa shkëlqeu Kevin Durant i cili realizoi 12 pikë në këtë fraksion.


Gregg Poppovich i ndryshoi gjërat në çerekun e dytë dhe aplikoi presion me Patty Mills i cili shfaqi lojë të mirë, teksa Leonard dhe Danny Green nuk i lanë asgjë rastit, me ç’rast çereku i dytë u fitua për 11 pikë nga San Antonio dhe arriti një epërsi prej 5 pikësh në fund të pjesës së parë.

Pikërisht atëherë kur u mendua se Oklahoma ka pësuar goditjen, u shfaq Russell Westbrook.

I ndihmuar nga Durant, Westbrook u tregua i sakt nga secila pozitë, duke shënuar madje edhe tre pikësha spektakolar të cilat kthyen në lojë fuqishëm Oklahoman, edhe pse Spurs kishin epërsinë deri në fund të çerekut të katërt.

Performanca e jashtëzakonshme e Leonard u la nën hije nga një formë e dobët nga gjuajtjet e Tony Parker dhe Aldridge, të cilët dështuan të imponojnë lojën e tyre, teksa në hije u la edhe Danny Green i cili arriti të realizojë plot gjashtë treshe, por që në fund ishin të pamjaftueshme.

Puna që bënë nën kosh Steven Adams dhe Enes Kanter doli të jetë kruciale, pasi këtu kontribuoi edhe Westbrook.

Në minutën e fundit, Oklahoma regjistroi seri të pabesueshme prej 8-0, duke kaluar në epërsi ndaj San Antonios.

Pasi Tony Parker huqi gjuajtjen vendimtare, gabim ky i Popovich pasi Leonard si më i miri është pritur ta marrë përgjegjësinë, por në aksionin e radhës Westbrook kaloi Leonardin dhe arriti që me gjuajtje të sakt që përfundoi në kosh të nxjerrë edhe një gjuajtje të lirë nga fauli, çka mundësoi që Oklahoma të krijojë epërsi prej katër pikësh me pak sekonda të mbetur në semafor.

Në aksionin vendimtar Leonard dhe Parker nuk arritën të realizojnë dhe kështu Oklahoma regjistroi fitoren më të madhe këtë sezon.

Westbrook dhe KD arritën që të kombinojnë dhe të marrin pjesë në 80 pikët e shënuara të Oklahomas në këtë ndeshje, një statistikë kjo e pabesueshme, shkruan Telegrafi.

Pa dyshim më i miri ishte Russell Westbrook me 35 pikë, 11 kërcime dhe 9 asistime, i pasuar nga Kevin Durant me 23 pikë.

Kaëhi Leonard shkëlqeu te Spurs me 26 pikë, 6 kërcime dhe 5 topa të vjedhur, teksa u pasua nga Danny Green dhe Aldridge të cilët shënuan nga 20 pikë.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet mëngjesin e të premtës në Oklahoma, aty ku vendasit do të tentojnë që të sigurojnë edhe plasmanin historik në finale të konferencës perëndimore, por nëse arrin që San Antonio të fitojë dhe ta barazojë serinë ne 3-3, atëherë do të zhvillohet të dielën ndeshja e shtatë epike e cila do të përcaktojë finalistin e konferenës perëndimore në NBA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Kalo në kategori