LAJMI I FUNDIT:

Stuhia që po godet Evropën nuk pritet të vijë në Shqipëri

Stuhia që po godet Evropën nuk pritet të vijë në Shqipëri

Një stuhi e fortë po godet Evropën ditët e fundit duke marrë edhe jetë njerëzish, por nuk pritet të mbërrijë në Shqipëri.

Sinoptikania e MetoAlb, Ladja Porja tha në lidhje direkte për Top Channel se nuk ka vend për panik sepse Shqipëria është në periferi të kësaj stuhie. Por sipas saj problematike pritet fundjava ndërsa reshjet do të jenë prezent edhe javën e ardhshme.


“Dita e sotme e nxehte pasohet nga një fundjave ë paqëndrueshme me reshje shiu, kryesisht në zonat malore. Nuk ka vend për panik, nuk do të na prekë stuhia që ka përfshirë Europën qendrore megjithatë nuk përjashtohen reshjet e shiut dhe forcimi i erës . Fundjava duet pasur kujdes zonat bregdetare, erë mbi 60 km në orë duke sjellë një det të trazuar për pushuesit sidomos në brigjet e Jonit. Reshjet do mbeten prezente edhe javës tjetër. Shqipërua është krejtësisht në periferi të kësaj stuhie që po sjell shumë probleme në Evropën qendrore”, tha Porja.

Sa i përket sezonit të plazhit, Porja tha se përveç fillimit të kësaj jave ku temperaturat do jenë jo më lartë se 32 gradë, plazhi do të vijojë deri në javën e dytë të shtatorit.

“Plazhi ka një shkëputje në fillimin e kësaj jave ku temperaturat do jenë jo më shumë se 32 por mund të bëht plazh edhe në 10 ditshin e parë të shtatorit”, tha sinoptikania. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori