LAJMI I FUNDIT:

Stuhia diellore që për pak shkaktoi Luftën e Tretë Botërore

Stuhia diellore që për pak shkaktoi Luftën e Tretë Botërore

Në maj të 1967-ës, tre radarët e rrjetit të mbrojtjes anti-raketë të SHBA-së BMEWS (Sistemi paralajmërues i hershëm i raketave balistike) të projektuara për të kapur raketa balistike të lëshuara nga ish-Bashkimi Sovjetik pësuan një bllokim në të njëjtën kohë.

Duke menduar një sulm të menjëhershëm nga shteti komunist, gjeneralët amerikanë menjëherë kërkuan që të përgatitej ushtria dhe marina të dilte në det për të qenë gati për një kundërpërgjigje ndaj armikut.


Por për fat të mirë, një grup shkencëtarësh arriti që të shmangte konfliktin nuklear me pasoja të jashtëzakonshme dhe Luftën e Tretë Botërore dhe tregoi se mosfunksionimi i radarëve erdhi si pasojë e një stuhie diellore. Pas 50 vitesh, kjo ngjarje u tregua në revistën amerikane “Space Weather”.

Udhëheqësi i studimit, Delores Knipp, rindërtoi edhe njëherë rrethanat historike për atë që konsiderohet si stuhia diellore më e fuqishme e shekullit të fundit. “Nëse ne nuk do të kishim bërë një investim të hershëm për vëzhgimet në hapësirë dhe për parashikimet e stuhive diellore e gjeomagnetike, atëherë impakti i atij ndriçimi do të ishte shumë më i madh”, u shpreh ai.

Ushtarakët amerikanë kishin nisur që të monitoronin ndërhyrjet në fushën magnetike dhe në atmosferën tokësore që në vitet 50.

Në dekadën pasardhëse u krijua një strukturë e veçantë në “Air Force”, “Air Weather Service” (Shërbimi Ajror i Motit), që merrej me vëzhgimin e vazhdueshëm të njollave diellore.

Më 23 maj 1967, këta shkencëtarë me sy të lirë dalluan se në 36-48 orët e ardhshme do të kishte një stuhi diellore. Por asnjë nuk hipotetizoi se valët radio do të godisnin tokën edhe më parë, e mbi të gjitha që do të bllokonin tre stacione të ndryshme të mbrojtjes anti-raketë, transmeton gsh.

Koloneli Arnold L. Snyder, në atë kohë studiues i diellit në “North American Aerospace Defense Command” (NORAD) u pyet nëse kishte mundësi të kishte ndodhur një diellore në ato orë dhe informoi eprorët për situatën. Më pas informacioni shkoi deri te presidenti i SHBA-së, Lyndon Johnson, e kjo bëri të mundur shmangien e një operacioni ushtarak. Për 40 orë me radhë, si pasojë e stuhisë diellore, një pjesë e mirë e telekomunikacionet brenda Amerikës u nxor jashtë përdorimit.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori