Për shumicën e gjermanëve feja islame nuk përbën pasuri, në këtë përfundim arrihet në studimin “Larmia botëkuptimore dhe demokracia”. Por studiuesit e fondacionit Bertelsmann konstatojnë edhe zhvillime pozitive.
Rreth gjysma e të anketurave e konsideron fenë islame si kërcënim, thuhet në studimin e fondacionit Bertelsmann. Por skepticizmi ndaj Islamit nuk nënkupton islamofobi, vërehet në këtë studim. Me 13 përqind është vetëm një pakicë e qytetarëve, që ka qëndrim armiqësor ndaj fesë islame dhe kërkon ndalimin e migrimit të myslimanëve. Kjo shifër vitet e fundit është ulur – më 2017 ishin 20 përqind e të anketuarve që mendonin kështu.
Nisur nga fakti, që një në dy të pyetur e konsideron si kërcënim islamin, anketimi jep shkas për t’u shqetësuar. Në lindje të Gjermanisë, ku jetojnë pak myslimanë, rezervat janë më të mëdha se në pjesën perëndimore të vendit. Sipas sondazhit 30 përqind në lindje dhe 16 përqind në perëndim nuk duan të kenë fqinjë myslimanë.
Kontakti ndihmon
Analizat tregojnë, se personat me qendrime të dukshme islamofobe shpesh refuzojnë jo vetëm myslimanët, por edhe minoritetet e tjera dhe kanë një botëkuptim antipluralist. Megjithatë shumica e gjermanëve janë parimisht të hapur ndaj botëkuptimeve të tjera. Ndërsa ka paragjykime ndaj Islamit, Krishtërimi, Hebraizmi, Hinduizmi dhe Budizmi prej shumicës konsiderohen si pasurim.
Përmes kontakteve personale, sipa studimit, zbehet refuzimi kundrejt Islamit. Njerëzit që kanë rregullisht kontakt me religjonet e tjera, rrallëherë e konsiderojnë si kërcënim larminë fetare dhe fenë islame.
Religjionet janë pro demokracisë
Qoftë Hebraizmi, kristianizmi apo Islami – pjestarët e feve të ndryshme i mbështesin gjerësisht parimet dhe vlerat e demokracisë. Sikurse nxjerr në pah studimi shumica dërmuese në Gjermani (89 përqind) pavarësisht besimit fetar e konsdieron demokracinë si një formë të mirë qeverisjeje. “Pjesëtarët e çfarëdo religjioni mund të jenë demokratë të mirë”, thekson autori i studimit sociologu i religjioneve Gert Pickel. Për demokracinë janë të dëmshme në plan afatgjatë përfytyrimet dogmatike të besimit dhe intoleranca ndaj besimeve të tjera.
Të tilla qndrime refuzuese dhe izoluese mund ta rrezikojnë kulturën demokratike, tërheq vëmendjen Pickel. Në mbarë Gjermaninë ndërkohë numri i myslimanëve llogaritet të jetë rreth pesë milionë, shumica e tyre (1,5 milionë) jetojnë në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit