LAJMI I FUNDIT:

Studentët në Tiranë protestojnë me tekstet e Unikkatilit në pankarta, reperi u del në përkrahje

Studentët në Tiranë protestojnë me tekstet e Unikkatilit në pankarta, reperi u del në përkrahje
Foto: Unikkatili/Instagram

Ka tash e sa ditë që studentët në Tiranë po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve tjera të shtetit, duke insistuar që kërkesat e tyre të aprovohen.

Kushtet e këqija dhe jeta e shtrenjtë ua kanë vështirësuar jetën studentore, çka edhe është bërë shkas që të ngritet kjo protestë masive në rrugët e kryeqytetit shqiptar.


Qindra studentë drejt Kryeministrisë: Prindërit nesër do të bojkotojnë punën
Lexo po ashtu Qindra studentë drejt Kryeministrisë: Prindërit nesër do të bojkotojnë punën

Në mbështetje të këtyre studentëve kanë dalë edhe emra të shumtë nga sporti dhe muzika.

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatili, me të parë që disa nga studentët po protestojnë me pankarta, në të cilat janë shkruar një pjesë e tekstit të një prj këngëve të tij, ka vendosur që të njëjtën ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

Bëhet fjalë për tekstin e këngës “Qëndro” – këngë në të cilën citohen fjalët: “Po më dhemb kryet, lot pikojnë prej ditës që e gjeta; Fakti që shqiptari merr lajmi në analfabeta”.

Ndërkohë, reperi u ka dhënë mbështetje studentëve në fjalë, duke shkruar në Instagram që ata të mos dorëzohen drejt këtij qëllimi për të cilin janë nisur.

“Forca studentë!! Kur fillon politikani me iu frikësu popullit, atëherë shteti ecë si duhet!! Mirëpo, mos lejoni parti tjera me rrasë hundën këtu”, ka shkruar Unikkatili.

Në banderolat e studentëve ishin të shkruara gjithashtu tekstet e këngëve “1 milion rrugë”, “Për qato”, etj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori