LAJMI I FUNDIT:

Stresi dhe Noizy i japin fund armiqësisë, pajtohen me njëri-tjetrin pas një kohe të gjatë

Stresi dhe Noizy i japin fund armiqësisë, pajtohen me njëri-tjetrin pas një kohe të gjatë

Duket se dy reperët e njohur shqiptarë, Stresi dhe Noizy, i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre.

Të njëjtit në bazë të veprimeve të fundit kanë qetësuar ‘gjakrat’ duke rregulluar raportet me njëri-tjetrin pas një kohe të gjatë.

Kjo pasi në rrjete sociale dyshja përmes një ‘live’ kanë sqaruar të vërtetën, në njërën anë Stresi ka folur për Noizyn duke iu përgjigjur fansave në pyetjet e bëra, gjersa ky i fundit ka folur më në detaje për atë që ka ndodhur gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Unë nuk e njof me atë emër që e njihni ju, por i them Rigels Rajkut ne jemi një për inat të gjithëve. Kur vjen fundi e mban mend çka kemi folur në Drejtori të Policisë, kur të vijë momenti do të jemi të gjithë bashkë. Askush nuk mundet të na rrëzojë neve në Shqipëri”, është shprehur Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) në pyetjet e fansave.

Rigels Rajku (emri i vërtetë) në anën tjetër theksoi se në 12 vite kanë ndodhur shumë gjëra – megjithëse së bashku me grupin kanë vendosur t’i rregullojnë raportet me palën tjetër.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kanë ndodhur shumë gjëra këto 12 vite dhe nuk është se i përmbledh të gjitha me një live. Kështu që sa i përket historisë midis meje dhe tjetrit nuk mjafton një live. Ideja është që janë falë gjakra më të mëdhaja në Shqipëri të paktën dhe nuk do jetë një çudi e madhe me falë tjetri tjetrin. Unë si kam bërë ndonjëherë ‘diss’, por ka ndodhur e kundërta janë bërë shumë ‘diss-a’ ndaj meje janë sharë shumë njerëz të afërm të mi, mbaj mend në një këngë ‘diss’ atëherë mu ka përmend goca. Kjo është edhe betimi im që u bë që nuk do kem më punë me palën tjetë, as shok as armik. Prandaj, më janë sharë shumë njerëz nëpër ‘diss-e’ dhe nuk mund ta merrja vendimin i vetëm. Pas shumë përpjekjesh nga Arkimedi, pas shumë përmendje emrash ka thënë që jam i talentuar disa herë ka thënë që është ndër repistat më të mirë dhe në fund bëri atë videon. Kështu që nëse nuk do jemi shokë të paktën të mos jemi armiq. Jeta vazhdon nuk kam frikë dhe nuk falë nga frika, por falë se jam burrë. Mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë duhet të bëjmë pak më shumë me njëri-tjetrin. Sa i përket gjërave tjera, ia lëmë kohës”, deklaroi mes shumë gjërash ai.

Sidoqoftë, presim të shohim në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i dyshes së famshme shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori