LAJMI I FUNDIT:

Strakosha i lumtur me rinovimin e kontratës

Strakosha i lumtur me rinovimin e kontratës

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka qenë lajm në mediat italiane ditëve të fundit.

Pritja e penalltisë ndaj Paulo Dybalas ka bërë që Strakosha të përmendet shumë anë e mbanë Italisë.


E menjëherë pas famës së madhe Lazio intervenoi duke ia vazhduar kontratën reprezentuesit shqiptar deri në vitin 2022.

Strakosha rinovoi kontratën e tij me skuadrën e Lazios, pasditen e sotme dhe nuk harroi të shprehë gjithë kënaqësinë e tij në rrjetin social Facebook.

“Ky rinovim më mbush me kënaqësi. Bashkë deri më 2022-shin, përpara Lazio”, shkruante Strakosha në llogarinë e tij në Facebook.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqi[ërisë do të jetë i lidhur me Lazion deri në vitin 2022, me një kontratë shumë më të majme sesa aktualja.

22-vjeçar po bën paraqitje të shkëlqyera me fanellën e bardhekaltërve, duke u bërë shpeshherë edhe protagonist i fitoreve të arritura. /Telegrafi/