0Shares

Thomas Strakosha do të jetë gati për derbin e parë sezonal të Lazios.

Të shtunën në orën 18:00 bardhekaltërit sfidojnë Romën në një duel shumë të rëndësishëm, ndoshta në derbin e kampionatit më të fortë që prej një dekade.

Të pozicionuara në vendin e katërt dhe të pestë të klasifikimit, të dyja skuadrat kuotohen pretendente për titullin këtë sezon dhe në këtë aspekt, sfida e stadiumit “Olimpico” është jetike për të dyja skuadrat.

Strakosha: Objektivi im është të mos pësojë gola Strakosha: Objektivi im është të mos pësojë gola

Pas ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë vitin e shkuar ku ishte titullar dhe ndihmoi Lazion të arrinte finalen, Strakosha rikthehet në një duel shumë të rëndësishëm mes dy skuadrave të kryeqytetit italian, përcjell SS.

Zyrtare: Strakosha dhe Immobile rinovojnë me Lazion Zyrtare: Strakosha dhe Immobile rinovojnë me Lazion

Mediat pranë klubit bardhekaltër bëjnë me dije se numri 1 është gati për të zbritur në fushë pasi dëmtimi i lehtë që e detyroi të largohej nga grumbullimi i kombëtares shqiptare tashmë ka kaluar dhe ai do të vendoset në katërkëndëshin e Lazios për të mbrojtur portën në testin e radhës.

22-vjeçari shqiptar u largua nga grumbullimi i kombëtares në Antalya vetëm pak ditë më parë për shkak të një problemi muskulor dhe ku lajm alarmoi Lazion por pas analizave të detajuara, mjekët i ndezën numrit 1 dritën jeshile.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)