LAJMI I FUNDIT:

Stipe Mesiç e Gianni De Biasi shfaqen me veshje kombëtare shqiptare (Foto)

Stipe Mesiç e Gianni De Biasi shfaqen me veshje kombëtare shqiptare (Foto)

Fotografitë e 20 personaliteteve evropiane të artit, televizionit, diplomacisë, albanologjisë kulturës e sportit, veshur me kostumet popullore shqiptare u ekspozuan mbrëmjen e djeshme në ekspozitën e fotografit Roland Tasho në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), në Tiranë.

E titulluar “Përtej kostumeve” ekspozita u hap në kuadër të ciklit të ri me prezantime fotografike të artistëve të njohur të imazhit, vendas e ndërkombëtarë “Shqipëria nga brenda dhe jashtë”.


Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm artistë, fotografë, përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve të integrimit , organizatave ndërkombëtare, medias, shoqërisë civile e studentë.

Me petkun tradicional të veriut e të jugut , diku me tirq e diku me fustanellë , përtej “kostumeve”të diplomatit, gazetarit, këngëtarit , komisionerit europian, trajnerit, albanologut, kineastit apo artistit, shfaqen figurat e Bruno vespës, Riccardo Cocciantes, Gianni de Biasit, Ulrike Lunacek, Eduard Kukan , Stipe Mesiç, Tahseen Sayed, Antal Heizer e të tjerëve me radhë. Fotografi të tilla që rrëfejnë histori të Europës e Shqipërisë shkojnë përtej asaj që kap objektivi dhe në mënyrën më të thjeshtë, ndërtojnë ura e afrojnë mendësi.

Duke prezantuar për publikun një projekt shumëvjeçar, kjo ekspozitë është për autorin “një kremtim i Shqipërisë, po aq sa është një kremtim i Europës”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në COD deri më 13 maj 2017. Ajo organizohet në kuadër të Ditës së Europës, në 9 maj, e cila përkujton fitoren e Bashkimit Evropian, të ngritur mbi vlerat e ndërsjella dhe respektin për dinjitetin njerëzor.

Roland Tasho ka nisur të fotografojë në vitin 1982 dhe pas 20 viteve punë në media , sot është profesionist i lirë .

Që nga 1992 ka realizuar më shumë se 60 ekspozita brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke e prezantuar vendin në shumë qytete të botës. Ka botuar 10 albume fotografike, projekte që pasqyrojnë udhëtimet e tij në Itali, Zvicër, Francë, SHBA dhe Greqi, ku ka takuar e pasqyruar punën e emigrantëve shqiptarë. Albumet janë cilësuar një iniciativë e vyer në ndërtimin e urave të komunikimit mes popujve, të cilët historia i ka bashkuar. Është nderuar me 6 çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori