LAJMI I FUNDIT:

Sterling mund të zhbllokojë transferimin e Ronaldos te Man City

Sterling mund të zhbllokojë transferimin e Ronaldos te Man City

Raheem Sterling mund të luajë një rol kyç në transferimin e Cristiano Ronaldos në Manchester City.

Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes është në Torino për të diskutuar lëvizjen e klientit të tij në Etighad Stadium.


Ylli portugez dëshiron të largohet nga Juventusi, por Manchester City nuk është i gatshëm të paguajë asnjë cent për ta marrë atë nga Torino, ndërsa gjigantët e Serie A duan të paktën 25 milionë euro.

Zbulohen detaje nga oferta e Man Cityt për Ronaldon dhe kërkesat e Juventusit për lojtarin
Lexo po ashtu Zbulohen detaje nga oferta e Man Cityt për Ronaldon dhe kërkesat e Juventusit për lojtarin

Sidoqoftë, ky nuk është problemi i vetëm me përfundimin e marrëveshjes pasi Manchester City gjithashtu dëshiron të gjejë një klub për Sterling para se të nënshkruajë me Ronaldon.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e sulmuesit anglez mund të përcaktojë të ardhmen e portugezit 36-vjeçar.

Një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Ronaldon dhe Sterling nuk është një opsion i përmendur, por Barcelona ka treguar interes për anësorin e Cityt, kështu që nëse Sterling bashkohet me katalunasit, CR7 mund të transferohet në City.

Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes pritet të takohet me Juventusin sot. Ndërkohë, ylli portugez stërvitej rregullisht me Bianconerët në Continassa këtë mëngjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

La Liga
Isak dhe Toney të paarritshëm,. Arsenali gjen sulmuesin në Eredivisie

Isak dhe Toney të paarritshëm,. Arsenali gjen sulmuesin në Eredivisie

Premier League
Kalo në kategori