LAJMI I FUNDIT:

Stefi Prifti reagon pas koncertit të Ermal Metës: Hipokrezi, 80% e shqiptarëve nuk e kuptojnë muzikën e tij

Stefi Prifti reagon pas koncertit të Ermal Metës: Hipokrezi, 80% e shqiptarëve nuk e kuptojnë muzikën e tij

Këngëtari i njohur Stefi Prifti ka reaguar pas koncertit të kantautorit shqiptar Ermal Meta, në sheshin “Skënderfbej” mbrëmjen e së premtes.

Sipas Stefit, muzika e Metës nuk kuptohet nga 80% e shqiptarëve pasi është me ide të thella dhe tema madhore, pak abstrakte dhe harmoni e stilit italian.


Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se është një tmerr se si funksionojë gjërat në vendin tonë. Këngëtari shprehet se një artist shqiptar duhet të shkojë jashtë shtetit që të vlerësohet atje fillimisht, e pastaj të pëlqehet edhe nga publiku shqiptar.

“Përsëri them – hipokrizi dhe mungesë e theksuar e vetëdijes! Mungesë kulture e frikshme..! Mungesë pavarësie mendimi dhe vlerësimi! Shumë pak ishin fansat e vërtetë, që dinin të çmonin këtë talent Shqiptar, pa shkuar në “Eurovizion”!”, shkruan Prifti duke marrë si shembull Eugent Bushpepën.

Statusi i plotë i Stefi Priftit në “Facebook”:

Mendoj se, muziken e kengetarit shqiptar, rritur ne Itali – Ermal Meta, 80 % e shqiptareve nuk e kuptojne fare..! Muzike me ide te thella dhe shpesh me tema madhore, pak abstrakte dhe harmoni e stilit italian, pra.. per ata qe me kuptojne e komplikuar, por e bukur, larg shijeve te pergjithshme te shqiptareve per muziken 10 vjecarin e fundit…😉

Shumica me duken hipokrite dhe servila.

Nje tmerr, menyra si funksionojne gjerat ne kete vend! A thoni ju, se Ermali u krijua si artist para dy muajsh…! Kush e degjonte Ermal Meten para se te shkonte ne Eurovizion? Shume pak shqiptare – me besoni, se dhe vete ju qe po lexoni kete status jeni koshiente (me veten) c’fare po them…

Une i heq kapelen Ermal Metes, ne radhe te pare si ideator dhe si krijues, njeri me fantazi dhe intelekt te guximshem.

Po Eugen Pushpepen nuk e njihnin shqiptaret? Nuk e dinin qe interpretonte me zerin e tij te vecante dhe talentin e nje rrokeri te spikatur ne Top Chanel dhe c’do jave ne lokale rroku ne Tirane? Pse nuk shkonte kjo mizeria e ketyre “dashnoreve me suste” dhe “simpatizanteve mbas te vjelit”, te pinin nje birre dhe te shijonin koncertet e tij live?

Perseri them – hipokrizi dhe mungese e theksuar e vetedijes! Mungese kulture e frikshme..! Mungese pavaresie mendimi dhe vleresimi! Shume pak ishin fansat e vertete, qe dinin te cmonin kete talent Shqiptar, pa shkuar ne Eurovizion!

Sa talente te tjere dalin nga kjo toke e bekuar, por kurre nuk marrin vleresimin e duhur ne kete vend! Jo…! Duhet te shkojne jashte, te vleresohen ne Europe apo ne Bote dhe pastaj e dime ne…! Te gjithe ishim shoke apo miq te ketij apo asaj..! Dhe kjo nuk ndodh vetem ne muzike.

Fenomen shqiptar!

Kam edhe nje shembull tjeter qe e kam perjetuar vete.

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho.

5-6 muaj, para se te merrte nje titull nderi nga kryeministri, beri nje koncet ne Universitetin e Arteve ne Tirane. Ne mos gabohem ka qene Nentor! Une dhe familja ime ne salle, te ftuar nga pedagogia e nderuar e kantos Suzana Frasheri, njekohesisht pedagoge qe inspiroi dhe per 4-5 vite i dha mesim Ermoneles. Mbase nuk do me besoni (kjo eshte arsyeja qe citova emrin e profesoresesh), por e verteta e pabesueshme per mua dhe natyrisht per Ermonela Jahon dhe nje tenor shume i njohur austriak, ishte salla me aq pak njerez..! E pabesueshme!

Mbas disa muajsh e dekoroi kryeministri i vendit Edi Rama. Nuk gjeje bilete ne TOB…!

Si mund te ndodhin te tilla paradokse ne kete vend? Ku jane profesionistet e fushave perkatese? Ku ishin pedagoget, studentet apo gjithe artistet per te degjuar Ermonelen pa u dekoruar?

Turp!

Jemi akoma shume te varur nga “prijesat”! Edhe lirine e te menduarit e kemi te kufizuar! Ose, me keq akoma! Nuk ka kritike arti! Ka shume pak profesioniste te vertete dhe te pavarur…! E theksoj.. TE PAVARUR nga politika dhe interesa ekonomike, qe per fat te keq ndrydhin dhe nenshtrojne intelektualet me nje veshtrim venger…

Une mendoj se keto jane disa te verteta qe dhembin shume, jo vetem per ata qe nuk flasin, por edhe per mua qe shkrova keto rreshta…

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori