LAJMI I FUNDIT:

Stefanoviq: Fletarrestet e gjykatave serbe për kosovarët kthehen në sistem, me përjashtim për Thaçin e Haradinajn

Stefanoviq: Fletarrestet e gjykatave serbe për kosovarët kthehen në sistem, me përjashtim për Thaçin e Haradinajn

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se fletarrestet e gjykatave serbe për kosovarët janë kthyer në sistemin e Intepolit, shkruajnë mediat serbe.

Stefatnoviq u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas udhëtimit të delegacionit të policisë serbe dhe drejtorit të tyre Vladimir Rebiq në selinë e Intepolit në Lion të Francës, duke thënë se atje kanë zhvilluar bisedime duke insistuar që fletarrestet e gjykatave serbe në të cilat gjenden kosovarët të rikthehen në sistemin e Interpolit, transmeton Telegrafi.


“Ato janë rikthyer dhe janë të dukshme, përveç Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, që janë në sistem, por që nuk do të figurojnë për një periudhë të caktuar”, ka shtuar Stefanoviq.

Bëhet fjalë për 20 fletarreste të gjykatave serbe në të cilën gjenden emrat e shqiptarëve të Kosovës. /Telegrafi/