LAJMI I FUNDIT:

Statistikat e Messit nga mosha 6-12 kur luante te Newell’s Old Boys janë të frikshme

Statistikat e Messit nga mosha 6-12 kur luante te Newell’s Old Boys janë të frikshme

Lionel Messi gjithmonë e ka dëshmuar se është njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit.

Ndër vite, tifozët kanë mundur të shikojnë disa pamje kur ylli argjentinas ishte i ri, mirëpo asnjëherë statistikat e tij.


33-vjeçari nuk e ka ndryshuar asnjëherë strategjinë e tij për 25 vite karrierë. Ai kalon kundërshtar dhe shënon gol që tifozët nganjëherë mbesin me gojë hapur.

p1egh007j612c215r9158830m12ob9.jpg

Messi kishte shkuar në akademinë e Newell’s Old Boys në vitin 1994, kur ishte vetëm gjashtë vjeçar.

Ai qëndroi te skuadra argjentinasi deri në viti 2000, për të kaluar te Barcelona në moshën 13-vjeçare e pjesa e tjetër është histori.

E përditshmja argjentinase Ole ka publikuar statistikat e Messit kur ishte pjesë e Newell’s Old Boys:

p1egh0710f1r6a2d1nus1onl1p69d.jpg

1994: Në sezonin e tij të parë te Newell’s, si gjashtë vjeçar, Messi kishte shënuar 40 gola në vetëm 29 ndeshje.

1995: Pas atij sezoni, ai shënoi 35 gola në 30 ndeshje.

1996: Në moshën tetë vjeçare, Messi luajti 27 ndeshje dhe shënoi 36 herë.

p1egh04lg91qf714m21o5a1201c6eb.jpg

1997: Më pas, në moshën nëntë vjeçare, ai shënoi 40 gola në 36 paraqitje.

1998: Ai luajti ndeshje më pak si 10-vjeçar – statistikat nuk janë të qarta, mirëpo thuhet se kishte një përqindje – një gol për ndeshje.

1999: Por, në vitin e tij të fundit te Newell’s Old Boys, Messi ishte 11-vjeçar dhe kishte arritur të shënonte 55 gola në 29 ndeshje, duke përfunduar sezoin si të pamposhtur, me 26 fitore dhe tri barazime.

Në total i bije që Messi ka shënuar 234 gola në 176 ndeshje për skuadrën argjentinase. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori