LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Manchester United – Arsenal

Statistika, analizë dhe parashikim: Manchester United – Arsenal

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah “Old Trafford”. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet një ndeshje të madhe. Manchester United do të mirëpres Arsenalin në klasiken e futbollit anglez.

Vendi: Manchester, Old Trafford
Koha: 29 prill (e diele), 17:30


Old Trafford ka kapacitet prej ‎76,962 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Manchester United

Jose Mourinho mund të nxjerr një formacion të pandryshueshëm si në fitoren kundër Tottenham Hotspur në gjysmëfinale të FA Cup.

Alexis Sanchez do të luajë për herë të parë kundër Arsenalit që nga largimi prej Gunners për t’iu bashkuar Djajve të Kuq.

Eric Bailly nuk u paraqit në takimin e fundit të fundjavës së kaluar, por pritet të startojë kundër skuadrës londineze.

Lojtarët e dyja ekipeve që mund të mungojnë

Arsenal

Santi Cazorla ka filluar sërish të stërvitet pas një kohe të gjatë, por nuk do të jetë i gatshëm të paraqitet deri në sezonin e ardhshëm.

Henrikh Mkhitaryan është rikthyer pas një lëndimi të marrë javë më parë, por mund të kursehet prej trajnerit Arsene Wenger në mënyrë që të jetë i gatshëm për sfidën e së enjtes së Ligës së Evropës.

Pierre-Emerick Aubameyang do të luajë si sulmues i vetëm në Old Trafford pasi është i lirë prej garave evropiane.

Arsene Wenger pritet të bëjë ndryshime me qëllim që të kursej lojtarët para sfidës së dytë ndaj Atletico Madridit.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Janë shënuar mbi dy gola në shtatë ndeshjet e fundit të Arsenalit (Premier League).

Arsenali ka humbur pesë ndeshje të fundit (Premier League).

Man Utd ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit (Premier League).

Man Utd janë të pamposhtur në 13 nga 14 ndeshjet e fundit të tyre kundër Arsenalit në të gjitha garat.

Man Utd ka shënuar të paktën dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit (Premier League).

Arsenali ka humbur me një diferencë prej një goli në tre ndeshjet e fundit (Premier League).

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 35 të Ligës Premier dhe formacionet e mundshme

Analizë

Manchester United fillon fundjavën me shpresë që të fitojë tre pikë për të garantuar përfundimisht pjesëmarrjes për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëe.

Ky do të jetë takimi i 19-të dhe ndoshta i fundit mes Jose Mourinhos dhe Arsene Wenger. Mourinho ka humbur vetëm dy prej tyre.

Arsenali ka fituar si mysafirë vetëm tre nga 16 ndeshjet e këtij sezoni në ligën elitare angleze.

United pritet të fitojë këtë ndeshje dhe do të favorizohet edhe më shumë shkaku i rotacionit që do të bëjë Wenger.

Parashikim: Manchester United 2-0 Arsenal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori