LAJMI I FUNDIT:

Startup Answers Prishtina – Gara për Ide Biznesi nga Gratë Ndërrmarrëse

Startup Answers Prishtina – Gara për Ide Biznesi nga Gratë Ndërrmarrëse

Ngjarja e cila i bën bashkë gratë ndërrmarrëse dhe ato që aspirojnë të mirren me ndërrmarrësi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, bizneseve të gjelbra dhe ndërrmarrësi sociale, mbahet më 09 Dhjetor në ambientet e Innovation Centre Kosovo. Në këtë aktivitet, përveq grave dhe vajzave të cilat do të prezantojnë ide biznesi, do të marrin pjesë edhe mentorë, investitorë potencial, si dhe komuniteti i bizneseve startup nga inkubatori i ICK-së.

Startup Answers Prishtina (Women Edition) do të shpërblejë 3 idetë dhe konceptet më të mira, vlerë 5,000 Euro (përfshirë çmime cash, bursa të trajnimeve, shërbime të inkubimit, mentorim & këshillim).


Për tu bërë pjesë e garës, aplikueset duhet të dërgojnë e-mail në events@ickosovo.com, në të cilin duhet të përshkruajnë idenë e biznesit (max 400 fjalë) si dhe të japin informacion rreth ekipit të tyre. Për të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë në audiencë rezervimin e ulëses e bëjm nëpërmjet këtij linku.

Me pjesëmarrje në Startup Answers ju:

– Ndihmoni ndërrmarrësit e rinjë dhe shkëmbeni njohuri,
– Takoni njerëz nga industri të ndryshme,
– Frymëzoheni nga idetë e të tjerëve dhe
– Keni mundësi të fitoni çmime.

Formati i ngjarjes:

Artikull i sponzorizuar