LAJMI I FUNDIT:

Starlink dëshiron të sjellë internet më të shpejtë në aeroplanë

Starlink dëshiron të sjellë internet më të shpejtë në aeroplanë

Ekipi pas rrjetit satelitor të internetit Starlink, i cili i përket SpaceX, ka filluar negociatat me disa linja ajrore me qëllim futjen e internetit më të shpejtë në aeroplanët e tyre.

Zgjerimi i Starlink nga shtëpitë në zonat rurale në industrinë e aviacionit është një lëvizje e pritshme nga SpaceX dhe drejtori i saj, Elon Musk, raporton theverge.


“Ne po flasim me disa kompani ajrore. Ne kemi produktin tonë të aviacionit në zhvillim. Ne kemi bërë tashmë disa demonstrata dhe tani po përpiqemi ta finalizojmë produktin dhe ta integrojmë atë në aeroplanë në një të ardhme shumë të afërt”, tha zëvendëspresidenti i SpaceX për Starlink, Jonathan Hofeller.

Që nga viti 2018, SpaceX ka lëshuar rreth 1,800 satelitë Starlink dhe duhen rreth 4,400 për të vendosur mbulimin global të Internetit, kryesisht për shtëpitë në zonat rurale ku një lidhje standarde nuk është e disponueshme.

Starlink në beta premton një shkarkim prej 100 Mbps dhe një ngarkim prej 20 Mbps, dhe tashmë ka mijëra përdorues. Shumica paguajnë 99 dollarë në muaj, ndërsa një pllakë vetë-rregulluese Starlink dhe router Wi-Fi kushtojnë 499 dollarë.

Hofeller tha që antenat për aeroplanët do të ishin shumë të ngjashme me teknologjinë në terminale, por me përmirësime të dukshme. /Telegrafi/