LAJMI I FUNDIT:

Standardet kosovare dhe ndërkombëtare në procedurën penale ndaj të miturve

Standardet kosovare dhe ndërkombëtare në procedurën penale ndaj të miturve

Ardita Morina
Avokate

Të miturit në konflikt me ligjin kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e shoqërisë dhe në kushtet moderne të jetesës kjo temë po bëhet gjithnjë e më e aktuale dita-ditës. Politika e trajtimit të tyre në konflikt me ligjin, si dhe politika edukative, ka një rëndësi praktike për këtë grupmoshë.

Duke pasur parasysh theksimin e kësaj rëndësie praktike, duhet t’i kushtohet vëmendje e plotë sigurimit të riedukimit dhe arsimimit institucional cilësor, në mënyrë që të krijohet mendimi se ndëshkimi nuk është një kurë dhe se ai duhet të jetë masa e fundit, të paktën kur është fjala për të miturit.

Trajtimi i të miturve në procedurën penale është i veçantë me karakteristika specifike përmes kategorizimit që rregullon Kodi i Drejtësisë për të Mitur, për shkak të shumë veçorive sipas moshës dhe specifikeve të tjera që ndërlidhën me të miturit. Mosha e të miturit merret si tipar themelor për trajtimin e tyre duke përfshirë edhe shumë gjëra të cilët lidhën më zhvillimin mendor, social, ekonomik dhe arsimor të fëmijës.

Kodi i Drejtësisë për të Mitur, në procedurën penale, të miturit si kryes i veprës penale i shqipton masën ose dënimin, siguron realizimin e interesit të tij më të mirë, garanton dhe respekton të drejtat dhe liritë e tyre të parapara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Konventën për të drejtat e fëmijës dhe marrëveshjet tjera ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë.

Kodi i Drejtësisë për të Mitur jep detaje të termeve në kuptimin specifik duke precizuar si vijim:

Fëmijë – i cili nuk e ka mbushur moshën 18 vjeçare;
I mitur – personi i cili ka mbushur 14 vjet, por nuk i ka mbushur 18 vjet;
I mituri i ri – personi i cili ka mbushur 14 vjet, por nuk ka i mbushur 16 vjet;
I mituri i rritur – personi i cili ka mbushur 16 vjet, por nuk i ka mbushur 18 vjet;
Madhor i ri – personi i cili ka mbushur 18 vjet, por nuk i ka mbushur 21 vjet;
Madhor – personi i cili ka mbushur 18 vjet.

Qartësimi i mëtejmë bëhet në mënyrë të dukshme përmes aktit kushtetues, pra Kushtetutës së shtetit që flet për të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, pastaj Konventën Evropiane për të Drejtat e Fëmijëve, pasi që shteti i Kosovës ka pranuar standardet më të larta për të drejtat dhe liritë themelore dhe të drejtat e fëmijëve, por edhe ka marrë angazhime shtesë, prandaj ka obligime të zbatoj normativin ndërkombëtar.

Republika e Kosovës ka të miratuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur, me të cilin rregullohen masat, procedura, si dhe ekzekutimi i masave e sanksioneve penale ndaj të miturve. Kësisoj, çështja trajtohet sipas Kodit Penal të Kosovës, Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Procedura ndaj të miturve ka disa specifika që e dallojnë nga procedura penale ndaj madhorëve.

Disa nga specifikat më të rëndësishme janë:

Urgjenca e procedurës penale, ngase institucionet që merren me zbatimin e procedurës ndaj të miturve duhet të veprojnë në afat sa më shkurtër.

I mituri nuk mund të gjykohet në mungesë dhe duhet të jetë i shoqëruar nga prindi në të gjitha fazat e procedurës penale.

Mbrojtja në procedurë për të mitur është e detyrueshme prej marrjes së parë në pyetje.

Nëse i mituri apo përfaqësuesi ligjor (prindi), nuk angazhojnë mbrojtës (avokat), atë e cakton sipas detyrës zyrtare organi para të cilit është duke u zhvilluar procedura penale.

Afati i parashkrimit (vjetërsimit) të ekzekutimit të dënimeve me burgim të miturit është i shkurtër.

I mituri nuk mund të ndalet apo të arrestohet përkohësisht jo më gjatë se 24 orë dhe pas kësaj ai duhet të lirohet nëse nuk ka vendim të ligjshëm për paraburgim.

Paraburgimi si masë ndaj të miturit mund të caktohet në pajtim me dispozitat e KPP-së dhe vetëm nëse masat tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme.

Gjyqtari shqyrton masat tjera alternative si vendosjen e fëmijës në strehimore, transferimin në familje tjetër e tjerë.

Paraburgimi si masë ndaj të miturit mund t’i shqiptohet nga gjyqtari për të mitur për një periudhë maksimale 30 ditë dhe kjo mund të vazhdohet nga Kolegji për të mitur edhe për 60 ditë tjera.

Kolegji për të mitur duhet që brenda afatit prej 30 ditëve të rishqyrtojë Aktvendimin për caktimin e paraburgimit në seancë ku të pranishëm duhet të jenë: i mituri, prokurori dhe mbrojtësi.

Paraburgimi ndaj të miturit në asnjë rrethanë nuk mund të jetë më i gjatë se 12 muaj dhe ai duhet të mbahet në hapësirë të ndarë në institucionin edukativ – korrektues nëse gjyqtari për të miturin konsideron se kjo është në interes të miturit.

Gjatë qëndrimit në paraburgim të miturit i ofrohet ndihmë adekuate sociale, edukative, psikologjike e tjera.

Parimet dhe standardet penale

Parimet themelore që duhet të respektohen gjatë zhvillimit të procedurës penale ndaj të miturit kanë të bëjnë me mirëqenien e tij për shkak të moshës dhe zhvillimit psikologjik në mënyrë që procedura që zhvillohet të mos ndikojë negativisht ose të ketë sa më pak pasoja për personalitetin e tij. Pra, duhet të mbizotërojë edhe në rastet e shqiptimit të masave të diversitetit dhe masat edukative, ndërkohë privimi nga liria është mjeti i fundit.

Llojet e masave dhe dënimeve

Masat që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: masat e diversitetit dhe masat edukative.

Dënimet që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: gjoba, urdhri për punë të dobishme dhe burgim për të mitur.

Masat e diversitetit që mund të shqiptohen ndaj kryesit të mitur janë: pajtimi në mes të kryesit të mitur dhe palës së dëmtuar, duke përfshirë edhe kërkim faljen nga i mituri ndaj palës së dëmtuar; pajtimi ndërmjet të miturit dhe familjes së tij; kompensimi i dëmit palës së dëmtuar në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë; vijimi i rregullt në shkollë; këshilla psikologjike; kryerja e punës me pagesë.

Qëllimi i masës edukative është që të kontribuojë në rehabilitimin dhe risocializimin si dhe zhvillimin adekuat të kryesit të mitur, duke ofruar mbrojtje, ndihmë dhe mbikëqyrje, duke siguruar edukim dhe aftësim profesional.

Masat edukative që mund t’i shqiptohen ndaj kryesit të mitur janë: qortimi gjyqësor, masat e mbikëqyrjes së shtuar dhe masat institucionale.

Masat edukative trupi gjykues i shqipton me Aktvendim ku në dispozitivin e tij shënohet vetëm urdhri për masën edukative dhe masën tjetër për dënim.

Dënimin ndaj të miturit trupi gjykues e shqipton me Aktgjykim i cili merret karshi dispozitave të KPP-së.

Vendimet e marra nga Gjykata e shkallës së parë mund të atakohen me ankesë në afat prej 8 ditësh nga pranimi i Aktgjykimit. Baza e paraqitjes së ankesës janë të njëjta si në procedurën për të rritur.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori