LAJMI I FUNDIT:

Stambouli afër Milanit

Stambouli afër Milanit

Milani fitoi të dielën ndaj Torinos, por vuajti shumë në fundin e takimit dhe duket qartë që shumë lojtarë nuk janë të nivelit të këtij klubi.

Megjithatë, mundësitë financiare janë ato që janë, ndaj klubi kuqezi për momentin nuk shpenzon dot për të afruar yje.


Për këtë arsye, kërkohet ndonjë rast i mirë, me lojtarë që kërkojnë të luajnë rregullisht dhe nuk munden te klubet më të pasur e me emër.

Kështu, një rast i mirë për Milanin mund të jetë mesfushori i PSG-së në Francë, Benjamin Stambouli.

I rritur te Monpeljeja, në vitin 2015 mesfushori 26-vjeçar kaloi te Totenhemi, por nuk pati hapësira, ndërsa verën e shkuar kaloi te PSG për 8.6 milionë euro.

Në Francë sezonin e fundit Stambouli luajti 27 ndeshje në kampionat, nga të cilat 17 si titullar, por tashmë trajneri i ri Unai Emeri nuk e preferon dhe Milani është gati të përfitojë.

Me një Montolivo që edhe kundër Torinos ishte për të ardhur keq, Stambouli mund të ishte një përforcim i shkëlqyer në mesin e fushës, nëse PSG pranon ofertën për huazim me të drejtë blerjeje. /Telegrafi/