Para dy ditësh, Ledri Vula e publikoi këngën më të re, “SRMN”, e cila është pritur shumë mirë nga fansat.

Videoja e “Sun rrin me neve” (që është emri i plotë i kësaj kënge) është shikuar afro gjysmë milioni herë në YouTube dhe për këtë, këngëtari i ka falënderuar mbështetësit e tij.


“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që ma keni dhënë. Faleminderit edhe shoqërisë edhe krejt atyre që janë të përfshirë dhe që kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti”, ka shkruar reperi në Instagram.

Kujtojmë që kënga është prodhim i producentit të shumë hiteve, BigBang dhe është realizuar në REDBOX Entertainment, derisa ana vizuale i është besuar produksionit Entermedia. Pjesë e videos janë yjet e repit, si Lyrical Son, Gjiko, MC Kresha, Lumi B, Vig Poppa e të tjerë.

Ai ka publikuar edhe një fotografi të përbashkët me yjet pjesëmarrëse në klip. /Telegrafi/