Sprinti final i afatit kalimtar veror: Gjashtë transferimet e mëdha që mund të ndodhin dhe dy tjera me shumë të panjohura

Kanë mbetur edhe 13 ditë, që afati kalimtar i transferimeve të mbyllet, por shumë emra të mëdhenj janë ende në ajër për të ardhmen e tyre.
Kjo verë nuk ka qenë verë e zakonshme, pasi kulmoi me largimin e Lionel Messit drejt PSG-së, gjë që ka mërzitur të gjitha klubet tjerat, të cilat duhet të bëjnë përpjekjet e tyre më të mira që të përforcohen.
Dy emrat që ende spikasin janë Harry Kane dhe Kylian Mbape, por edhe disa të tjerë që mund të ndërrojnë mjedis.
Më poshtë do t’i hedhim një vështrim emrave më të nxehtë të këtij afati kalimtar.
Kylian Mbappe në Real Madrid
Kur duket se ky transferim është më afër se kurrë, drejtuesit e PSG-së zbehin gjithçka. Ata duan ta mbajnë këtë verë. E vërteta është se Real Madridit i duhet një goditje e madhe dhe Mbappé është kandidati i ëndrrave që do të hapte një cikël të ri në klub. Në Paris duan që me çdo kusht të formojë treshen e ëndrrave me Messin dhe Neymarin, por lojtari nuk dëshiron të rinovojë kontratën. Ne do të shohim nëse kjo telenovelë do të zgjidhet, apo do të ketë një bombë të dytë pas asaj të Leo Messit.
Harry Kane në Manchester City
Pep Guardiola e ka kuptuar se i mungon një njeri-gol. Kjo i kushton shumë në zonën e rivalëve. ‘Qytetarët’ kanë bërë blerjen më të shtrenjtë të verës deri më tani me Jack Grealish, një tjetër lojtar i Manchester City por që nuk zgjidh problemet e golit. Kush do t’i zgjidhte ato, do të ishte Harry Kane.
Jules Koundé te Chelsea
Jules Koundé iu prezantua botës si një nga qendërmbrojtësit më interesantë në botë për shkak të projeksionit dhe moshës së tij. Si 22 vjeçar ai llogaritet si aset i mirë për klubet.
Kampionët aktualë të Ligës së Kampionëve, Chelsea, kanë shprehur dëshirë për francezin. Në anën tjetër Sevillas njihet si klub që blen lirë dhe shet shumë shtrenjtë. Koundé do të sillte një shumë të mirë parash në arkën e Seville nëse Chelsea hedh hapin final.
Dusan Vlahovic te Atlético Madrid
Sulmuesi 21-vjeçar do t’i sjell shumë para arkave të Fiorentinës nëse këta duan ta shesin. Ai ishte blerë vetëm 1 milion euro.
21 gola në 37 ndeshje të Serie A e kanë vënë atë në sytë e Atlético Madridit, të cilët janë të gatshëm të paguajnë deri në 70 milionë euro për sulmuesin ballkanik.
Lautaro Martínez në Tottenham
Nëse Tottenham largon Harry Kane, ata do të vihen me çdo kusht drejt sulmuesit të Interit, Lautaro Martínez.
Lautaro është një profil i ndryshëm nga Kane, por është po aq efektiv në zonë, ku në sezonin e fundit ishte vendimtar në Itali, ku Interit e fitoi Serie A pas dhjetë vitesh.
Duván Zapata dhe Marcus Thuram në Inter
Inter ka larguar disa nga njerëzit më të aftë që ia fituan titullin si: Antonio Conte, Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku.
Ata janë vënë pas Duván Zapatas, si sulmues i parë që mendohet se do të zbarkojë në “Giuseppe Meazza”. Sulmuesi kolumbian përfundon sezonin me shifra të mira te Atalanta.
Nga ana tjetër, klubi po ndjek edhe Thuramin e Borussia Mönchengladbach.
Dy të panjohurat e mëdha: E ardhmja e Haaland dhe Ronaldo
Mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit, ka një ftohje dhe u flit se lojtari i është afruar Real Madridit, por që u mohua nga të dyja palët.
Ai u flitë se mund të kalojë edhe te PSG. Ende nuk ka asgjë, por e ardhmja e tij duket ende pezull.
Erling Haaland në anën tjetër për talentin që ka, ka shumë klube të interesuara. Bayern Munich dhe Real Madrid janë vënë pas norvegjezit, por mbetet e panjohura e madhe në treg së bashku me portugezin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Bën shumë ftohtë për Arsenalin, Liverpooli u ikën 13 pikë në luftën për titullin kampion në Ligën Premeir

Juventusi me Thiago Mottan vazhdon të turpërohet, eliminohet me penallti nga Empoli në Kupën e Italisë

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe