LAJMI I FUNDIT:

Spiunia që kishte në dorë jetën e Castros: Nuk e vrava, sepse e doja!

Spiunia që kishte në dorë jetën e Castros: Nuk e vrava, sepse e doja!

Pak kanë jetuar momente nga të cilat mund të ndryshonin rrjedhën e historisë. Marita Lorenz ishte një ndër to. Ishte gruaja që kishte në dorë Fidel Castron, që mund t’i jepte fund jetës së tij duke ndryshuar rrjedhën politike të Kubës, por nuk e bëri.

marita1


E lindur në Gjermani, Marita lindi në një kamp nazist. Në vitin 1959 ajo udhëtoi drejt Kubës ku takoi Fidel Kastron, me të cilin ra në dashuri.

Ajo sot është 76 vjeçe dhe kohë e fundit ka publikuar një libër me kujtime me titull: “Unë, spiunia që dashuroi komandantin”. Lorenz rrëfen se ka qenë e dashura sekrete e Castros për tetë muaj, për t’u bërë më pas agjente sekrete e CIA-s. Gjermanja rrëfen se historia me Fidelin nisi kur një anije e babait të saj mbërriti në Havana në fillim të vitit 1959.

Kështu foli Fidel Castro: 10 thënie të paharrueshme
Lexo po ashtu Kështu foli Fidel Castro: 10 thënie të paharrueshme

“Pashë një grup të rinjsh me uniforma ushtarake. Më ra në sy menjëherë më i madhi prej tyre. Mbante në dorë një puro. E pyeta sesi quhej, ‘Yo soy Cuba. Commandante Fidel Castro’”, tregon ajo, duke shtuar se vetëm pak minuta më vonë, me pretekstin se do t’i tregonte anijen, ata të dy u gjendën në kabinë dhe aty shkëmbyen puthjen e parë.

Pasi u kthye në New York, vajza mori një telefonatë nga Fidel Castro dhe menjëherë udhëtoi drejt Kubës, ku u vendos në hotelin “Hilton”. Në dy dhoma pranë njëra-tjetrës flinin Castro dhe Che Guevara. Marrëdhënia e tyre zgjati tetë muaj dhe gjatë kësaj kohe Lorenz zbuloi se Castro nuk ishte një burrë dhe aq pasionant në shtrat.

“Ishte më shumë i interesuar për përkëdhelje sesa për aktin seksual në vetvete, por në fund të fundit, të gjithë diktatorët kështu janë”, thotë gruaja, e cila ka edhe një fëmijë me diktatorin e Venezuelës, Marcos Perez Jimenez.

Fidel Castro u mbijetoi 638 atentateve
Lexo po ashtu Fidel Castro u mbijetoi 638 atentateve

“Ishte narcist, shihej në pasqyrë dhe përkëdhelte mjekrën e vet. I mungonte besimi në vetvete, ose më mirë kishte nevojën ë përhershme të përkëdhelej si një fëmijë i vogël”, tregon ajo.

Për të dhe Castron nuk mund të kishte të ardhme, pasi ai i kishte thënë se “jam i martuar me Kubën”.

Lorenz ngul këmbë se ka mbetur shtatzënë me Castron, por pasi ka refuzuar ta abortojë fëmijën, atë ia kanë hequr gjatë një lindjeje të provokuar, ndërkohë që ishte nën efektin e drogës.

Gjermanja thotë se me kthimin e saj në Amerikë, CIA-ja e kontaktoi dhe i ngarkoi detyrën që të eliminonte Castron. Marita pranoi marrëveshjen nga CIA në të cilën ajo do t’i jepte atij kapsula të mbushura me helm. Ajo arriti deri aty sa të fuste pilulat në dhomën e tij të gjumit në kutinë e saj të kremit, por pilulat u shpërbënë në krem dhe ajo kishte dyshime për aftësinë e saj që t’ia jepte me forcë kremin e fytyrës, por gjithashtu dhe u tremb.

Kur Fidel Castro ishte i butë, i këndshëm dhe gazmor (Foto)
Lexo po ashtu Kur Fidel Castro ishte i butë, i këndshëm dhe gazmor (Foto)

Sipas saj, Castro në një farë mënyre e zbuloi planin e saj dhe i ofroi pistoletën e tij qe ta vriste.

“Nuk e bëj dot Fidel”, i tha ajo. Fideli nxori armën nga këllëfi dhe e pyeti: “A nuk erdhe që të më vrasësh”?

“Mendova se ai do të më vriste, por ai me la armën në dorë dhe më pyeti: ‘Hë pra, a nuk erdhe që të më heqësh qafe”?

Marita tregon se, në atë çast, Fideli vuri një puro në gojë dhe mbylli sytë.

Çka kishte shkruar Fidel Castro para vdekjes?
Lexo po ashtu Çka kishte shkruar Fidel Castro para vdekjes?

“Ai e dinte se unë nuk do e bëja dot. Dhe, unë nuk e vrisja dot. Unë ende e doja atë, dhe ai mua. Për këtë kishte të drejtë. Hoqa plumbat nga pistoleta dhe u lëshova në krahët e tij”, tregon Lorenz.

Por, historia e saj nuk merr fund këtu. Lorenz nga frika se CIA mund ta vriste nëse qëndronte ende me Castrom, u kthye në Miami ku u fsheh për shumë kohë, dhe ky ishte momenti kur ajo nuk e pa më me sy të dashurin e saj. Edhe pse ra në dashuri me një tjetër diktator, me venezulianin Marcos Pérez Jiménez, me të cilin u bekua me një vajzë, Lorenz thotë se dashuria për Castron nuk u venit kurrë.

Jeta e fshehtë e Fidel Castros
Lexo po ashtu Jeta e fshehtë e Fidel Castros

“Që në momentin që pashë ishullin ku duhet të veproja si vrasëse, e kuptova që nuk e bëja dot këtë. Mund të kem reputacion si vrasëse, por unë nuk vras dot një mizë”, thotë Lorenz. /Java/

Vizita sekrete e Che Guevaras në Shqipëri dhe takimet e shpeshta të tij në Ambasadën shqiptare në Havanë
Lexo po ashtu Vizita sekrete e Che Guevaras në Shqipëri dhe takimet e shpeshta të tij në Ambasadën shqiptare në Havanë

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori