LAJMI I FUNDIT:

Spitali po merr formë, pamje që tregojnë se si në Wuhan ku shpërtheu coronavirusi po ndërtohet me shpejtësi të madhe objekti gjigant

Një video e përshpejtuar me efekte speciale tregon se si spitali në qytetin kinez Wuhan, vend ku “lindi” coronavirusi po merr formë dhe së shpejti do të jetë funksional për pacientët e infektuar.

Spitali që do të merr emrin Houshenshan, po ndërtohen në pjesën perëndimore të qyteti Wuhan, ku edhe shpërtheu coronavirus që ua mori jetën të paktën 81 personave dhe infektoi 2,800 tjerë në katër vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.


Autoritetet lokale kanë angazhuar katër kompani ndërtimi me qëllim që spitali me njëmijë shtretër të përfundojë në afat rekord. Ky spital pritet t’i hapë dyert për pacientët më 3 shkurt.

Kujtojmë që Kina është duke ndërtuar edhe katër spitale tjera, në të cilët do të trajtohen ekskluzivisht pacientët e prekur me coronavirus. Qëllimi është që të parandalohet përhapja e virusit vdekjeprurës.

Ndërtimi i spitalit të shumëpërfolur ka filluar të shtunën dhe pritet të ketë disa aneks objekte me një total prej 1,500 shtretërve. Në të do të punojnë 2 mijë persona, dhe i tërë objekti shtrihet në një hapësirë prej dhjetëra hektarëve.

Videoja tregon se si me shpejtësi të madhe është duke u punuar në ndërtimin e spitalit. Më saktësisht aty po punohet pa ndërprerë gjatë 24 orëve, dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, spitali do të jetë i gatshëm për përdorim në afatin e paraparë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori