LAJMI I FUNDIT:

Spektatorët e WRC përleshen në mes të rrugës, disa sekonda përpara se aty të kalonte vetura e garave Rally

Spektatorët e WRC përleshen në mes të rrugës, disa sekonda përpara se aty të kalonte vetura e garave Rally

Një incident shumë i rrezikshëm ndodhi në Rally Croatia të dielën kur një grup i spektatorëve e gjeti veten në mes të rrugës gjatë një faze të eventit. Fatmirësisht ata u larguan nga rruga, saktësisht 10 sekonda përpara se një Toyota GR Yaris Rally1 Hybrid kaloi aty me shpejtësi maksimale, duke i shpëtuar për pak lëndimeve të rënda, apo edhe vdekjes.

Ndonjëherë është e vështirë të besosh se sa të pakujdesshëm janë disa njerëz kur bëhet fjalë për sigurinë e tyre. Për disa arsye të panjohura, 2 spekatorë nisën një grindje gjatë eventit të Kampionatit Botëror të Rally. Disa individë të tjerë u përfshinë në përpjekje për t’i qetësuar ata, por situata u përkeqësua.


Grindja eskaloi shpejtë, dhe ata të dy përfunduan të shtrirë në tokë në mes të rrugës të garave rally. Instruktorët e sigurisë të veshur me jelekë porokalli dhe një person nga sigurimi apo një oficer policie vlerësuan situatën dhe rrezikuan jetën e tyre duke u futur në rrugë, pasi që turma përfundoi aty ku lejohet të kalojnë vetëm veturat e garave rally, raporton carscoops, përcjell Telegrafi.

Videoja e frikshme u postua në Facebook nga T4T World Rally Team. Siç mund të shihni, të gjithë ata që u përfshinë në incident shpëtuan për mrekulli dhe pa asnjë lëndim. Personi i fundit i cili u largua nga rruga ishte një zyrtarë i sigurisë i cili u ngjit lartë me ndihmën e të tjerëve. Vetëm pak pasi që ata u larguan, vetura Toyota GR Yaris u shfaq nga askund duke “fluturuar” në ajër.

Veturat moderne të Kampionatit Botëror të Rally janë shumë të shpejta dhe shoferët zakonisht kanë shumë pak ose aspak dukshmëri pas kthesës dhe bazohen tek shënimet e asistentit të tyre. Kështu ndodhi edhe në atë zonë specifike në Kroaci, që do të thotë se një aksident i rëndë do të ishte i pashmangshëm nëse diçka do të ishte në rrugë.

Në fakt, ky incident mund të evoluonte lehtësisht në aksidentin më të keq në historinë e fundit të Kampionatit Botëror të Rally nëse grindja do të niste vetëm disa sekonda më vonë. Rally Croatia duket të jetë një ngjarje shumë e rrezikshme këtë vit pasi incidenti i lartpërmendur ndodhi pas një aksidenti fatal të një shoferi.

Kjo ndodhi javën e kaluar kur irlandezi Craig Breen u përplas me Hyundai-n e tij gjatë testimit në një ngjarje para garës, duke çuar në vdekjen e tij tragjike.

Craig Breen Death: Video Reveals Traumatizing Truth Behind Rally Driver's Accident in Croatia - Sportsmanor Uellsiani Elfyn Evans, i cili fitoi Rally Croatia me një Toyota GR Yaris Rally1 Hybrid, mbajti një flamur irlandez në podium si nderim ndaj kolegut të tij. /Telegrafi/

WRC Rallye de Croatie : Elfyn Evans dans la retenue et l'émotion - La DH/Les Sports+

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori