Manchester Unitedi ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 1-3 në Ligën Premier.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë, sulmuan nga fillimi deri në fund, por fati nuk ishte në anën e tyre.


GettyImages 884530388 Jesse Lingard ishte thjesht fantastik në derbi (Getty Images)

Goli i parë në takim erdhi nga Antonio Valencia në minutën e katër, ndërsa në minutën e 11-të shënoi edhe Jesse Lingard.

Në vazhdin Topcinjët rrezikaun me me anë të Alexandre lacazettes, Granit Xhakës, Aaron Ramseyt dhe Alexis Sanchezit, por David de Gea ishte thjesht fantastik.

GettyImages 884532128 (Getty Images)

Pjesa e dytë filloi me golin e Lacazettes në minutën e 49-të pas asisitmit nga Ramsey.

Në vazhdim vendasit rrezikauin me anë të Alex Iwobit, Lacazettes e Sanchez, por në momentet e tyre më të mira erdhi goli i tretë i Unitedit nga Lingard.

GettyImages 884476756Dëshpërimi

 i Arsene Wenger pas humbjes së pestë sezonale (Getty Images)Në minutën e 74-të Pogba u përjashtua me të kuq. Në vazhdim duket se lojtarët ishin të lodhur dhe nuk arritën të kritjojnë dicka serioze.

Shkodran Mustafi luajti vetëm në 15-të minutat e para të ndeshjes, pastaj u zëvëndësua për shkak të lëndimit, kurse Granit Xhaka u zëvëndua në minutën e 70-të për arsye taktike.

GettyImages 884476646 s (Getty Images)

Pas kësaj fitore Man Utd renditet në vendin e dytë me 35 pikë, pesë më pak se Manchester City në vendin e parë. Arsenali vazhdon në pozitën e pestë me 28 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Djajve të Kuq është ndaj Cityt, kurse Arsenali është mysafir i Southamptonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app