LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në Suharekë, Ballkani mposht me rikthim sensacional Drenicën

Spektakël në Suharekë, Ballkani mposht me rikthim sensacional Drenicën

Ndeshja mes Ballkanit dhe Drenicës e vlefshme për javën e tetë në Superligë, doli të jetë spektakolare, ndërsa u mbyll me rezultat 3-2 në të mirë të vendasve.

Drenica e cila ishte lider para këtij takimi, arriti të gjejë golin e para.


Zhvillohej minuta e 25-të, kur Kreshnik Uka shfrytëzon mirë një top në zonë për të shënuar për 1-0.

Ballkani ka mundur të barazojnë me sulmuesin Theophilus Solomon, por nigeriani nuk ishte i saktë.

Pjesa e dytë ishte e zjarrtën, ku të filluar pjesëloja e dytë, Ballkani provon disa herë, por fati nuk ishte me ta.

Në anën tjetër Drenica fitoi penallti në minutën e 54-të, ku Kreshnik Uka ishte i saktë nga pika e bardhë për 2-0.

Ballkani nuk kishte në çfarë të humbte dhe u lëshua në sulm.

Kjo iu shpërblye fillimisht në minutën e 61-të, kur Astrit Thaqi barazoi me një goditje nga brenda zonës, por që u devijua pak nga një mbrojtës (2-1).

Suharekasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 70-të, kur Rustem Hoxha u ngritë më së larti për të shënuar me kokë, pas një rivënie nga këndi (2-2).

Minutat ecnin, ndërsa Ballkani shtonte trysninë, duke bërë që Drenica të kthehej në mbrojtje tërësisht.

Në minutën e 83-të, Ballkani mori epërsinë duke bërë rikthimin e madh. Armend Thaqi me stilin e një sulmuesi pranoi topin dhe me qetësi shënoi për 3-2.

Festë e madhe në Suharekë, pasi u kompletua një rikthim i madh kundër liderit.

Në fund Ballkani ka mundur të shtojë epërsinë, por Ermal Krasniqi dhe Armend Thaqi dështuan përballë portieri Visar Haxhijaj.

Ballkani tani është lider me 16 pikë, ndërsa Drenica e dyta me 14 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori