LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në Gjilan, shtatë gola të shënuar, përleshje të tifozëve e në fund pikët e plota i takojnë Dritës

Spektakël në Gjilan, shtatë gola të shënuar, përleshje të tifozëve e në fund pikët e plota i takojnë Dritës

Ka përfunduar me spektakël derbi i javës mes Dritës dhe Lirisë, ku i takoi vendasve me rezultat 4-3.

Drita që nga fillimi i ndeshjes ishte më e mirë në fushë duke rrezikuar portën e mysafirëve.


Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 11-të, ku gabimin e portierit mysafir Bakaj e shfrytëzoi mesfushori Bujar Shabani që shënoi për 1-0.

Drita vazhdoi sulmet të njëpasnjëshme në drejtim të portës mysafire me Krasniqin, Fazliun e Livorekën.

Golin e dytë vendasit e arritën tre minuta para fundit të ndeshjes falë sulmuesit fantastik Xhevdet Shabanit, i cili shënoi një gol të bukur për 2-0.

Por kur skuadrat po bëheshin gati për të shkuar në pushim të pjesëve, Jetmir Sefa i mysafirëve shënoi një gol të bukur nga distanca për ta ngushtuar epërsinë në 2-1. Me epërsinë minimale të Dritës përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Vlen të ceket se në pjesën e parë kishte përplasje edhe mes tifozëve vendas dhe atyre mysafirë të cilët hidhnin gur në drejtim të njëri-tjetrit. Por, u desh intervenimi i policisë për ta qetësuar situatën dhe për të evituar më të keqën.

Me të filluar pjesa e dytë, Drita përsëri u tregua e rrezikshme për portën mysafire.

Astrit Fazilu pati rast të mirë por që dështoi të shënoj nga afërsia.

Në minutën e 50-të, Drita fiton penallti pasi David Domgjoni i mysafirëve luajti me dorë në zonë.

I saktë nga 11 metërshi ishte qendërmbrojtësi Fidan Gërbeshi duke ngritur epërsinë e vendasve në 3-1.

Pas epërsisë prej dy golave të vendasve, iniciativën e morën mysafirët duke sulmuar vazhdimisht portën e Rexhepit të Dritës.

E në minutën e 80-të mysafirët ndërtuan një aksion të mirë kur Gavazaj asistoi tek Magani i cili shënoi për 3-2.

Vetëm pesë minuta më vonë, sulmuesi i ardhur nga Teuta e Durrësit, Artur Magani shënoi golin e dytë personal për ta barazuar rezultatin në 3-3.

Vendasit fitores iu gëzuan në minutën e 94-të,  falë një autogoli të shënuar nga Basriu i Lirisë për 4-3.

Pas kësaj fitore, Drita ngjitët në pozitën e dytë në tabelë me 25 pikë të tubuara sa ka edhe Prishtina një pozitë më poshtë.

Ndërkohë Liria mbetet në pozitën e tetë me 22 pikë, por me gjasa të mira për kreun e tabelës.

Në ndeshjen e radhës, Drita do të jetë mysafire e Drenicës në Skënderaj, ndërsa Liria do ta mirëpres Flamurtarin në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori